Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij ishte nga Etiopia (Abisinia). Çfarë vepruan banorët e rajonit të Nexhdit në Rijad, Muhamed Sururi dhe xhemati i tij si dhe disa të tjerë? Çfarë thanë ata! Ata thanë: ekziston një metodë për t’i larguar Sauditët nga kjo ideologji, ne do të themi “Xhamij” si përkatësim ndaj një personi që ka ardhur nga jashtë në Mbretëri (Arabi Saudite).
Pse nuk thanë “Bazij - ndjekës të Ibën Bazit”?! A nuk po e vëreni? Sepse ne ishim me Shejkh Ibën Bazin kundër tyre. Pse nuk na quajtën neve Bazijin apo Feuzanijin apo Uthejminijin? Pse? Edhe pse Muhamed Aman el-Xhamij i thoshte të njëjtat fjalë që i thoshte Feuzani dhe Ibën Bazi në lidhje me udhëheqësit, refuzimin e bidateve, bindjen ndaj udhëheqësit dhe mosrebelimin kundër tij! Ai i thoshte të njëjtat fjalë! Ata e dinin se sikur të thonin “Bazij”, “Uthejminij” te banorët e Nexhdit dhe në Saudi, nuk do të kishte ndikim kjo fjalë.
Kështu ata u menduan mirë, e keni të qartë apo jo?! Kur ata panë se Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij kishte ardhur në Rijad për të mbajtur një ligjëratë aty dhe siç e dini u bë një rrëmujë e madhe, kur disa prej tyre u ngritën dhe deshën që ta rrahin atë. Gjithashtu deshën që ta nxisin edhe shoqërinë atje në Nexhd kundër tij (Muhamed Aman el-Xhamij), kështu ata thanë: “Këta janë Xhamije që ndjekin një etiopian nga Abisinia!” Allahu ju dhëntë jetë! “Ky na paska ardhur këtu te ne dhe dashka që të na e mësojë Teuhidin neve!”
Sepse këta (kundërshtarët e Muhamed Aman el-Xhamijt) e mësonin Teuhidin nga paraardhësit e tyre, nëse ndonjëri te këta bëhet Sufist Tebligi, ata thonë: “Mos flisni kundër tij sepse ai është nga Kasimi apo nga Rijadi!” Jo, nuk është kështu! Kjo është feja e Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit! A është e qartë apo jo? (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “O Bilal, unë i dëgjoj hapat e tua në Xhenet!” S’ka të bëjë fare kjo (fakti se personi është i huaj apo jo Arab) me këto çështjet e fesë.
Unë po ua tregoj juve këto gjëra, sepse i kam gjurmuar dhe i di shumë mirë. Ata i shpikën këto parime me qëllim që t’i largojnë njerëzit nga e vërteta. Për këtë arsye, kjo propagandë më shumë u përhap në Rijad, në Nexhd, në Kasim, duke bërë propaganda me fjalën “Ata janë Xhamijeh! Pyesni për ata!” Çfarë është “Xhamijeh”? Ata thanë: “Xhamijeh quhen ata që e pasojnë njërin që ka ardhur nga Etiopia, nga Abisinia!”
Nuk mundi ndonjëri që të thotë: “Ibën Bazi (Ju jeni bazijeh)!” Sepse nëse do thoshte “Ibën Bazi”, atëherë njerëzit do thonin: “Ibën Bazi është dijetari ynë i madh dhe imami ynë! Uthejmini është imami i Unejzes dhe imami i dunjasë.” Nuk kishin mundësi të flisnin kështu! Andaj, ata e shpikën këtë gjë (termin “Xhamijeh”).
Unë i njoh shumë mira ata dhe ua di fëlliqësitë e tyre. Allahu i shfarostë fëlliqësitë e tyre! Ata janë makiavelista. Unë i di shumë mirë metodat dhe rrugët që përdorin ata. Ata e sajuan këtë etiketim! Për këtë arsye ata nuk thanë “Bazijeh”, as nuk thanë “Uthejminijeh” e as “Feuzanijeh”. A e kuptuat apo jo?
E kështu me radhë, qoftë me atë (Muhamed Aman el-Xhamijn) apo me të tjerët, ata synojnë që me këto etiketime t’i largojnë njerëzit nga e vërteta. Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij, a ka sjellë diçka që bie ndesh me rrugën e Selefëve të devotshëm? Nëse ka sjellë diçka me të cilën i kundërshton Selefët e devotshëm, na e thoni që ne ta refuzojmë atë dhe të themi se Muhamed Aman el-Xhamij ka gabuar.
Porse ju nuk thoni se Sejid Kutubi ka gabuar!
Nuk thoni që Muhamed Sururi ka gabuar!
Nuk thoni që Selman el-Audeh ka gabuar!
Madje edhe për Kardavin nuk thoni se ka gabuar, gabimet e të cilit janë shumë të rënda. Po t’i shikosh gabimet e Kardavit, i mbush kamionët me to. A e kuptuat?
Mjafton një fetva që u jep grave, vajzave të Evropës. Një vajzë e pyet Kardavin duke i thënë: “Çfarë mendimi keni për ne që jemi në universitete të përziera me dy gjinitë...” – Kardavi nuk i tha është haram përzierja. Jo! Kjo vajza i tha: “Ne duam që të bëjmë not në pishinë. Në pishinën e universitetit ka edhe djem. A lejohet kjo?” Kardavi tha: “Po! Lejohet!” Ka ndonjë qëndrim nga ata që ta kundërshtojnë këtë fetva të këtij? Ka ndonjë lejim në këtë rast për të bërë not në pishinë (burra e gra bashkë)?
Allahu ju bekoftë! Kur vdiq taguti i Vatikanit, Kardavi tha: “Sot ka vdekur papa i Vatikanit! E lus Allahun që ta falë atë dhe t’ia zëvendësojë popullit të Krishterë me një më të mirë se ai!” Çfarë është kjo? I lutet Allahut për tagutin e Vatikanit që Allahu ta falë atë dhe t’i japë popullit të Krishterë një më të mirë se ai.
Përktheu: Jeton Shasivari