Dijetarët nuk po heshtin, por dijetarët dinë se si të flasin, kur të flasin, me cilin të flasin, në çfarë rasti të flasin dhe me çfarë metode të flasin. Ata i dinë këto gjëra! Dijetarët nuk janë njerëz të pamatur që të hipin në minber dhe të shajnë e të pështjellojnë! Kjo nuk është metoda e dijetarëve. Dijetarët flasin me mençuri dhe vetëpërmbajtje në takime private. Ata dinë si të këshillojnë. Ata e dinë dispozitën Islame që kanë karshi udhëheqësve.
Ata luten për udhëheqësit dhe i këshillojnë sipas një metode të përshtatshme e cila nuk përmban potere. Andaj, le ta kuptojë rinia jonë se dijetarët tanë nuk heshtin. Dijetarët kanë bërë vepra që ata të rinj nuk i bëjnë dot. Kjo dërdëllitje nuk është vepër.
Përktheu: Jeton Shasivari