Shejkh Rabij: Unë e kam studiuar librin edh-Dhilal (tefsirin e Sejid Kutubit) dhe i kam studiuar të gjithë librat e tij, po ashtu librin el-Adaleh (të Sejid Kutubit) dhe çdo gjë tjetër.
Shejkh Albani: Elhamdulil-lah.
Shejkh Rabij: I njoh shumë mirë ato, Allahu të bekoftë!
Shejkh Albani: Allahu ju bekoftë edhe juve!
Shejkh Rabij: Unë e kam detyrë që ta them atë që mendoj unë dhe të them atë që më është bërë e qartë sa u përket kundërshtimeve të tij (Sejid Kutubit) në çështjet e Akides dhe në çështjet e tjera, duke e bërë këtë sinqerisht për Allahun dhe për t’i këshilluar Muslimanët.
Shejkh Albani: Kjo është detyrë dhe për këtë nuk ka dyshim!
Shejkh Rabij: Për arsye se të rinjtë e Ummetit në këtë kohë, në lindje dhe në perëndim, të rinjtë që janë me Ikhuanët dhe Sururijt, menhexhin e Sejid Kutubit e kanë zëvendësuar me menhexhin Selefij. Për fjalën “la ilahe il-lAllah” thonë se do të thotë Hakimijeh. “La ilahe il-lAllah” është... kokat e mëdha të Sururive thonë se askush nuk e ka shpjeguar fjalën “la ilahe il-lAllah” ashtu siç e ka shpejguar Sejid Kutubi, kurse ky e shpjegon atë me Rububijeh, Hakimijeh, me istiëla (ndjenja e epërsisë me iman), etj., pra duke i futur aty kuptimet e Rububijes. Pastaj ai (Sejid Kutubi) ka besuar edhe në uahdetul-uxhud (se Allahu është kudo në krijimin e Tij) dhe ju e keni kundërshtuar për këtë.
Shejkh Albani: Po! Po!
Shejkh Rabij: Pastaj ai (Sejid Kutubi) besonte në socializëm, pastaj ka thënë se Kurani është i krijuar, pastaj i ka sharë mrekullitë e Pejgamberit, pastaj i ka sharë transmetimet ehad, madje i ka sharë edhe transmetimet muteuaatirah dhe nuk i pranon ato në çështjet e Akides. Kështu që, unë kam parë sherr të përhapur gjithandej i cili duhet të kundërshtohet dhe të sqarohet. Allahu të bekoftë!
Shejkh Albani: Allahu të shpërbleftë me të mira dhe Allahu bëftë dobi me shkrimet e tua!
Shejkh Rabij: Edhe juve Allahu ju shpërbleftë!
Shejkh Albani: Unë shpresoj që të kem mundësinë të përfitoj nga leximi i këtyre shkrimeve të tua dhe t’i studioj ato.
Shejkh Rabij: O Shejkhu jonë! Ti – pasha Allahun – unë të mbroj ty më shumë sesa që mbroj veten time, pasha Zotin e qiellit dhe tokës!
Shejkh Albani: Allahu të shpërbleftë me të mira dhe të bekoftë!
Shejkh Rabij: Pasha Allahun, jam sprovuar dhe provokuar nga autoritete të ndryshme për shkakun tuaj, qofshin ato autoritete politike apo të tjera. Këtë e di Allahu!
Shejkh Albani: E lusim Allahun për ndihmë!
Shejkh Rabij: Ne u konsiderojmë juve imam të Selefizmit!
Shejkh Albani: Allahu ju bekoftë! Allahu ju ruajttë! O vëlla, ky është mendim i mirë nga ana jote për mua, kurse unë jam vetëm një nxënës dije. Ne e pasojmë të vërtetën kudo qoftë ajo!
Shejkh Rabij: O Shejkh, Allahu ju bekoftë! Njerëzit me vlerë nuk i njohin vetëm se ata që kanë vlerë!
Shejkh Albani: Kjo është e vërtetë! Allahu ju shpërbleftë me të mira dhe ju bekoftë!
Shejkh Rabij: (Shumë njerëz) e kanë mësuar menhexhin Selefij, qëndrueshmërinë në fe, kapjen pas Kuranit dhe Sunetit, drejtësinë, etj., prej librave tuaja.
Shejkh Albani: Kjo është mirësi prej Allahut. Nëse ka diçka nga kjo, atëherë e gjithë kjo është mirësi nga Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar.
Shejkh Rabij: Allahu ju bekoftë!
Shejkh Albani: “Çdo mirësi që e keni, ajo është prej Allahut.” (en-Nahl, 53)
Shejkh Rabij: E lus Allahun që t’ju jap begati në jetën tuaj!
Shejkh Albani: Allahu ju ruajttë o vëllai im! Allahu ju shpëtoftë dhe Allahu i bëftë dobi ummetit përmes teje, gjithashtu.
Shejkh Rabij: Allahu ju bekoftë!
Shejkh Albani: Edhe juve Allahu ju bekoftë!
Shejkh Rabij: Ne kemi nevojë për kujdesin dhe interesimin tuaj për davetin selefij dhe njerëzit e tij të cilët janë të huaj në këtë kohë.
Shejkh Albani: Ne vazhdojmë në të (davetin selefij), për atë vdesim dhe në të do të ringjallemi – in shaa Allah!
Shejkh Rabij: Unë shpresoj shumë tek ju që ta lexoni këtë libër (që e kam shkruar kundër Sejid Kutubit), sidomos kur ai flet për çështjet e tekfirit, krijimit të Kuranit... të lutem o Shejkhu jonë!
Shejkh Albani: E lusim Allahun që të ma lehtësojë atë!
Shejkh Rabij: Pastaj thuaje fjalën tënde të vërtetë (pasi që ta kesh lexuar librin). [1]
Shejkh Rabij: O Shejkh, ata marrin fjalë prej teje dhe marrin fjalën prej Shejkh Ibën Bazit, pastaj këtyre fjalën u japin kuptimin e tyre, me qëllim që t’i devijojnë rininë!
Shejkh Albani: Kësaj, Allahu të bekoftë, nuk duhet t’i kushtosh shumë rëndësi o Doktor!
Shejkh Rabij: Si the?
Shejkh Albani: Po të them: Nuk duhet t’i kushtosh shumë rëndësi kësaj, sepse njerëzit e të pavërtetës që nga kohërat e lashta, i merrnin fjalët e Allahut, të Madhëruar dhe të Lartësuar, të cilëve fjalë nuk mund t’i vijë e pavërteta nga para e as nga mbrapa, ata i marrin fjalët e Allahut për të përkrahur kufrin dhe devijimin e tyre. Kështu që, nuk është çudi që të marrin fjalë nga unë apo nga dikush që është më i madh se unë, duke i interpretuar kështu e ashtu. Ti nuk je rojtari i tyre.
Shejkh Rabij: O Shejkh, unë nuk kam për qëllim njerëzit e besëtytnive.
Shejkh Albani: Unë e di se cilin e ke për qëllim ti.
Shejkh Rabij: Ata vinë te ty duke u veshur me petkun e Selefizmit.
Shejkh Albani: Unë e di se cilin e ke për qëllim, Allahu të bekoftë. Unë (me këto fjalë që t’i thashë) kam për qëllim ata që ti i ke për qëllim.
Shejkh Rabij: Si?
Shejkh Albani: Unë e di se çfarë ke për qëllim ti dhe unë kam për qëllim ata njerëz që edhe ti i ke për qëllim.
_____________________
[1] Kjo shkresë është dorëshkrimi i Shejkh Albanit pasi që lexoi librin “el-‘Auasim mimma fi Kutubi Sejjid Kutub minel-Kauasim – Gjurmët e fatkeqësive që gjenden në librat e Sejid Kutubit,” të Shejkh Rabijs.
Shejkh Albani, Allahu e mëshiroftë, i shkroi Shejkh Rabijs duke i thënë: “Çdo gjë për të cilën e ke refuzuar Sejid Kutubin, është e vërtetë dhe e qëlluar. Çdo lexues Musliman që ka sadopak kulturë Islame, nga ky libër e kupton dhe i bëhet e qartë se Sejid Kutubi nuk ka pasur njohuri për Islamin me bazat dhe degëzimet e tij. Allahu të shpërbleftë me të mira o vëlla Rabij, që ke marrë përsipër detyrën e sqarimit dhe zbulimit të injorancës dhe devijimet të tij (Sejid Kutbit) nga islami.”
Përktheu: Jeton Shasivari