Bismilah...

Këta janë librat e mi. Studiojini, pastaj bëhuni gjykatës të tyre. Studiojini me dëlirësi dhe sinqeritet, e pastaj refuzojeni Rabijnë nëse ai ka sjellë gjëra të reja. Nëse Rabiju e mbron akiden e këtij vendi (Arabisë Saudite), akiden e thirrjes së vërtetë Islame dhe është thirrës drejt të vërtetës, atëherë është obligim që ju t’i përgënjeshtroni ata dhe t’i trajtoni ata me atë që e meritojnë, duke i nxjerrë në shesh gënjeshtrat, shpifjet dhe trillimet e tyre.

Sa për shpifjen që thonë se ne jemi spiunë; Ne, pasha Allahun, nuk e njohim veten të tillë. Pasha Allahun, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin! Më thonë se unë jam hetues i shtetit. Pastaj më thonë se punoj për shërbimet sekrete të shtetit. Ku di unë se çfarë janë shërbimet sekrete, as se çfarë janë hetuesit! Pasha Allahun, nuk i di. Pasha Allahun, nuk kam dije as për renditjen e gradave ushtarake, as që i njoh njerëzit e shtetit, as që kam lidhje me ta. Pasha Allahun, ne nuk punojmë për diçka tjetër vetëm se për thirrjen tek Allahu, i Madhëruar dhe i Lartësuar.

 

Përktheu: Jeton Shasivari