Bismilah...

Burimi:  Webfaqja e Universitetit Umul-Kura në Mekke

http://uqu.edu.sa/page/ar/68005

 

Shkëlqesia, Shejkhu, Doktori Salih el-Feuzan, anëtari i Komisionit të Fetvave lavdëroi librin "Medarixh fi Keshfi Shubuhati el-Khauarixh – Rrugët për largimin e dyshimeve të Khauarixhëve," më datë 7 /3/ 1425 H, dhe tha:

"Të gjitha lavditë janë për Allahun, më tej:

Lexova këtë libër të cilin e shkroi vëllai Ahmed bin 'Umer Salim Bazmul, rreth temës së largimit të dyshimeve të Khauarixhëve. Andaj, këtë libër e gjeta të përsosur në temën e tij lidhur me refuzimin e dyshimeve të këtij grupi të dezertuar e të prishur, Allahu e shpërbleftë autorin e këtij libri me shpërblimin më të mirë, kështu që ky kontribut nga ana e tij është i shkëlqyer në mbrojtjen nga rreziku i tyre dhe kotësia e dyshimeve të tyre, Allahu sjellë dobi me këtë libër dhe përmes tij refuzon kurthet e armiqve."

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari