Bismilah...

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=140618
Rrijad, e mërkurë, 18 Dhul-Hixheh, 1434 Hixhrij

Ka thënë Shejkh Bedër Ibën Muhammed el-Bedër:

Më pas shkova unë dhe vëlla Hamedi tek Shejkhu dhe prindi Salih el-Luhajdan. Unë kisha takim me të mbas namazit të Akshamit. E falëm namazin e Akshamit me Shejkhun në xhaminë Luhajdan, në lagjen et-Teauun në Rrijad. Pastaj i lexova Shejkhut disa rregulla, dhe ndenjëm me të afërsisht gjysëm ore. Unë i thashë atij: "O Shejkh, është një person, egjiptian, i cili ka shkuar dhe ka inçizuar një fjalë të Shejkh Feuzanit dhe pretendon se aty Shejkh Feuzani shan Shejkhul-Albanin?"

Atëherë tha Luhajdani: "Lavdet i takojnë Allahut, Allahu nuk ka dashur tjetër veçse që ta pastrojë Albanin në çdo kohë dhe që t'i shtojë veprat e mira në librin e tij. Unë nuk e di çfarë duan nga ai? Dhe janë tre veta, vetëm me ata merren njerëzit: El-Albanij, Muhammed Aman el-Xhamij dhe Rabij' el-Medkhalij. Ata janë vëllezërit tanë, i njohim mirë dhe ata janë në mirësi."


Përktheu: Alban Malaj