Bismilah...

Autor: Shejkh Abdullah bin Abdu-Rrahim el-Bukharij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141482

Ka thënë i nderuari Shejkh, Abdullah bin Abdu-Rrahim el-Bukharij – hafidhahullah - më 19 Muharram, 1435 Hixhrij/ 23 Nëntor 2013:

Ndërsa Shejkh Safiju-Rrahman el-Mubarekfurij, unë kam mësuar te ai po ashtu dhe kam studiuar me të Kutubus-Sitteh (Bukhari, Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu, Ibën Maxheh, Tirmidhiu), ku i kemi kaluar shkurtimisht disa prej tyre, dhe jemi ndalur më shumë në Xhaami’u et-Tirmidhij – rahimehullah –, si dhe disa libra të sintaksës (nahu) dhe morfologjisë (sarf) të njohura në Indi, e gjithashtu disa libra të Akijdes dhe të tjera.

Pra, e kam shoqëruar atë dy vite përafërsisht. Shejkhu heshtte shumë, e donte Sunnetin si dhe e ndihmonte Sunnetin. Më kujtohet kur e kam pyetur për Shejkhun tonë - Shejkh Rabij' - ngase Shejkh (Rabij') ndenji në Indi disa vite, në Benaris (Varanasi), Shejkh Rabij ishte atje shtatë vite përafërsisht. Në atë periudhë, mendoj se e shkroi librin, tezën e tij të magjistraturës, “Bejne Imamejni: Muslim ue Darakutnij.” Botimi i parë i këtij libri – është ajo që kam unë – u botua atje në Benaris, në librarinë Selefijeh në Benaris, në Indi.

Ai (Shejkh Safiju-Rrahman) thotë: Shejkh Rabij më caktoi që të mbikqyr botimin e këtij libri, ngase ai e la atje dhe u kthye Shejkhu (në Arabinë Saudite), dhe unë e kam mbikqyrur botimin e kësaj teze atje.” Më kujtohet vazhdimisht fjala e tij – rahimehullah –: “Nuk ma merrte mendja deri kur e kam mbikqyrur librin që të botohet, se shejkh (Rabij') ishte zhytur – kështu thotë – se Shejkhu ishte zhytur dhe ishte thelluar në dijen e difekteve të pakapshme të zinxhirëve (‘Ilmul-‘Ilel) deri në atë shkallë, derisa e mbikqyra këtë libër dhe kuptova zhytjen dhe thellimin e tij në dije."

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari