Pyetje:
Allahu ju bekoftë dhe ju dhëntë të mira, o Shejkhu jonë, po ashtu kemi një pyetje rreth Shejkh Husein esh-Shara’i, ngase ka disa nxënës (dije) këtu që thonë se ne nuk e njohim atë. Andaj, çfarë na thoni ju për Shejkh Husein esh-Shara’i? Allahu ju bekoftë.
Përgjigje, Shejkh ‘Abdul-‘Aziz el-Bura’i:
Husein esh-Shara’i është nga nxënësit e mëdhenj të dijes në Darul-Hadith, në Mufrak Hubejsh dhe ai është që më zëvendëson mua në mësime kur unë largohem nga Dar (Darul-Hadithi). Ai gjithashtu mban hutbe në qendrën tonë, në xhaminë tonë. Andaj ne për shkak të kësaj e lavdërojmë në lidhje me ligjëratat e tij që ua mban juve dhe ai është i kualifikuar – insha Allah – për atë gjë. Allahu ju bekoftë.
Përktheu: Jeton Shasivari