Burimi: http://www.rabee.net/ar/papers.php?id=16
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit
Mbretëria e Arabisë Saudite Numri: 72202
Kryesia e Përgjithshme për Kërkime Shkencore dhe Fetva Data: 24/7/1415
Zyra e Muftiut të Përgjithshëm të Mbretërisë Shtojcë:
Tema: në lidhje me fjalimin e Nezih Hammad, të ftuarit në Radion e Kuranit Fisnik
Nga ‘Abdul-‘Aziz bin ‘Abdullah bin Baz deri tek Shkëlqesia, vëllai i nderuar, Shejkhu i nderuar, Doktori Rabij ibën Hadi el-Medkhalij - Allahu e ruajjtë -, Amin.
Esselamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Më tej:
Më ka njoftuar doktori i nderuar, Muhamed bin S’ad esh-Shu’ejr në lidhje më atë se ju e keni dëgjuar fjalimin e të ftuarit Nezih Hammad, që është transmuar në Radion e Kuranit Fisnik, ditën e martë 12/6/1415 H, mes orës (7-8) në mëngjes. Në fjalimin e tij ai ka rënë në interpretim (te’uiil) të Turpit (të Allahut) dhe Cilësisë së Hidhërimit të Allahut – Xhel-le ue ‘Ala – . Andaj, unë shpresoj nga Shkëlqesia juaj që të merrni shpërblim në refuzimin kundër këtij dhe qartësimin e hakut për Muslimanët, ngase unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim (të tijin).
Allahu ju dhëntë sukses për çdo mirësi Shkëlqesia juaj, ua shtoftë shpërblimin tuaj, me të vërtetë Ai dëgjon të gjitha, dhe Ai është afër (kur dikush lutet dhe adhuron Atë, shp).
Esselamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu
Muftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite
Kryetari i Komitetit të Dijetarëve të Mëdhenj dhe Administratës për Kërkime Shkencore dhe për Fetva