Bismilah...

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127240

Thotë Shejkh Ibn ‘Uthejmini rahimehullah:

“Ishim nxënësa në institutin shkencor “el-Me’ahed el-‘Ilmij” në Rrijad dhe ishim ulur në klasë, kur sakaq, na hyn një shejkh. Nëse do ta shikoje do të thoje: Ky është beduin nga arabët, s’ka fare dije, i leckosur, s’ka shenja dinjiteti, s’kujdeset për pamjen e tij të jashtme. Kështu, atij i ra vlera para syve tanë. Pastaj mu kujtua Shejkh ‘Abdur-Rrahman es-Se’adij, dhe i thashë vetes: Lëre Shejkh ‘Abdur-Rrahman Se’adin tani dhe ulu para këtij beduinit.

Dhe kur filloi Shenkijti mësimin e tij, filluan të na dilnin nga ai margaritarë me dobitë shkencore nga deti i tij i mbushur me dije. Atëherë, e morëm vesh se para nesh kishim një specialist nga Ulematë dhe nga kollosët e diturisë. Kështu, ne përfituam nga dija e tij, nga karakteri i tij, nga morali i tij, nga zuhdi i tij dhe nga devotshmëria e tij.”

Përktheu: Alban Malaj