Bismilah...

Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=29264

Pyetje: Pyetja thotë: “Cilët janë cilësitë e dijetarëve të cilët merren si shëmbëlltyrë?”

Përgjigje nga Shejkh Feuzan: Cilësitë e dijetarëve të cilët merren si shembull janë njerëzit që kanë dije për Allahun, Subhanehu ue Te’Ala, të cilët e kuptojnë Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) të cilët shquhen për dije të dobishme, po ashtu ata dallohen me vepra të mira, do të thotë se ata të cilët merren si shëmbëlltyrë janë po ata të cilët i bashkojnë dy gjëra: Dijen e dobishme dhe veprat e mirë.

Kështu që, nuk merret si shembull një dijetar i cili nuk punon me dijen e tij, dhe nuk merret si shembull injoranti i cili nuk ka dije. Nuk merret për shembull përveç se ai që i bashkon dy gjëra: Dijen e dobishme dhe veprat e mira. Meqë ra fjala, ata të cilët merren si shëmbëlltyrë në vendin tonë dhe të cilëve u merren (u dëgjohen) kasetat e tyre dhe ligjëratat e tyre, ata janë plotë - të gjitha lavditë i takojnë Allahut. Ata janë të njohur tek njerëzit, nuk i injoron asnjë!

Nuk i injorojnë as ata që banojnë në qytete, as Beduinët, as të mëdhenjtë e as të vegjlit, ata i njohin njerëzit e dijes të cilëve u jepet përparësi dhe merren si shembull për veprat e tyre, ata janë në detyrë për çështjet e këtij Umeti duke dhënë fetva, gjykime, mësime e të tjera. Ata janë dijetarë që janë njohur për dije dhe devotshmëri dhe uar’a (shp - Uar’a d.m.th largimi nga gjërat e lejuara (mubah) dhe përmbajtja nga disa gjëra hallall duke patur frikë për rënien në harrame). Dhe në krye të dijetarëve tanë qëndron Shejkhu i nderuar Abdul-‘Azijz ibn Baz sepse vërtet ai është një njeri të cilin Allahu (Subhanehu ue Te’Ala) e ka bekuar me dije të begatë dhe vepra të mira dhe me thirrje (da’ueh) për te Allahu dhe me sinqeritet dhe besnikëri dhe me atë gjë që nuk i fshihet askujt. Dhe të gjitha lavditë janë për Allahun, prej tij kanë ardhur mirësi të shumta që nga librat, shkrimet, kasetat dhe ligjëratat.

Gjithashtu, dijetarët të cilët japin fetva në programin “Nurun ‘ale Derb” (Dritë në Rrugë). Po ashtu Umeti – të gjitha lavditë janë për Allahun – është i kënaqur me fetvat e tyre kur u vërtetuan tek ata fetvatë e sakta dhe fjalët e dobishme te Shejkhut të nderuar ‘Abdul-‘Azijz ibn Baz, Shejkhut të nderuar Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin, anëtarët e nderuar (nga dijetarët) që punojnë nëpër gjykata. Ai (dijetar) nuk punon si gjykatës dhe njerëzit të kenë besim tek ai për gjakun e tyre, pasuritë e tyre, nderin e tyre përveç se ata i besojnë dijes së atij (dijetari).

Andaj, edhe gjykatësit nëpër gjykata janë prej atyre që u zihet besë, sepse prijësi ua ka besuar (këtë detyrë) dhe Umeti u ka besuar për këto çështje. Po ashtu nga dijetarët e shquar të cilët japin mund në da’ueh, siç është Shejkh Abdul-Muhsin el-‘Abbad, Shejkhu i nderuar Rabij ibn Hadi (el-Medkhalij) dhe Shejkhu i nderuar Salih es-Suhejmi, po ashtu Shejkhu i nderuar Muhamed Aman el-Xhamij. Vërtet këta japin mund në da’ueh dhe në sinqeritet si dhe i refuzojnë ata që dëshirojnë devijim përmes Da’uetit nga rruga e saj e vërtetë, qoftë me qëllim apo pa qëllim. Këta kanë përjetime dhe kanë përvojë, i shqyrtojnë fjalët dhe e njohin atë që është e sakte nga ajo që është e pasaktë. Andaj, është obligim që të përhapen kasetat e tyre dhe ligjëratat e tyre dhe të përfitohet nga këto sepse në ta ka dobi të madhe për muslimanët.

 



Përktheu: Jeton Shasivari