Bismilah...

Gjykimi për atë që lexon Kur'anin, ka marrë dije, por nuk punon me ta

Autor: Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i

Pyetësi:

Cili është gjykimi i Sheriatit për atë që lexon Kur'anin dhe ka marrë dije, por nuk punon me ta?

Përgjigje:

Ky person është si ai që Allahu – Subhanehu ue Te’ala – thotë:

مَثَلُ الَّذِينَ حُمِّلُوا التَّوْرَاةَ ثُمَّ لَمْ يَحْمِلُوهَا كَمَثَلِ الْحِمَارِ يَحْمِلُ أَسْفَارًا

Shembulli i atyre të cilëve iu besua Teurati, por të cilët më pas nuk e zbatuan atë, është si shembulli i gomarit i cili është i ngarkuar rëndë me libra (por që në të vërtetë s’përfiton gjë prej tyre dhe nuk i kupton ata). [el-Xhumah, 5]


Dhe siç ka thënë Allahu – Subhanehu ue Te’ala – :

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ كَثِيرًا مِّنَ الْأَحْبَارِ وَالرُّهْبَانِ لَيَأْكُلُونَ أَمْوَالَ النَّاسِ بِالْبَاطِلِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ اللَّـهِ

O ju që keni besuar! Vërtet një shumicë e parisë fetare të jehudive dhe të krishterëve, e glabërojnë pasurinë e njerëzve me mashtrime dhe i pengojnë ata nga Rruga e Allahut (nga Islami).
[et-Teubeh, 34]


Dhe siç ka thënë i Lartësuari:

وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ الَّذِي آتَيْنَاهُ آيَاتِنَا فَانسَلَخَ مِنْهَا فَأَتْبَعَهُ الشَّيْطَانُ فَكَانَ مِنَ الْغَاوِينَ وَلَوْ شِئْنَا لَرَفَعْنَاهُ بِهَا وَلَـٰكِنَّهُ أَخْلَدَ إِلَى الْأَرْضِ وَاتَّبَعَ هَوَاهُ فَمَثَلُهُ كَمَثَلِ الْكَلْبِ إِن تَحْمِلْ عَلَيْهِ يَلْهَثْ أَوْ تَتْرُكْهُ يَلْهَث ذَّٰلِكَ مَثَلُ الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا

Tregoju atyre (O Muhammed) ndodhinë e atij të cilit Ne i dhamë Ajetet Tona (provat, shenjat, shpalljet), por ai i flaku ato tej, kështu që atë e ndoqi shejtani duke u bërë kështu i humbur. Dhe po të kishim dashur Ne, padyshim që Ne do ta kishim ngritur që andej ku ra, por ai u kap pas kësaj bote dhe ndoqi dëshirat boshe të nefsit. Kështu shembulli i tij i ngjan atij të qenit: nëse e përzë, ai var gjuhën, por edhe nëse nuk e ngacmon, ai përsëri e nxjerr gjuhën jashtë. I tillë është edhe shembulli i popullit që mohon Ajetet Tona. [el-A’raf, 175 - 176]

Pra, ky person konsiderohet prej dijetarëve të këqinj, prej Allahut ndihmë kërkojmë.


Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari