Autor: Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkitij
Burimi: Aduaul-Bejan, tefsiri i sures el-Maideh, 105
Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkitij – Allahu e mëshiroftë – thotë:
Dije, se thirrja (daveti) për te Allahu bëhet përmes dy metodave: metodës së butë dhe metodës së ashpër. Metoda e butë është thirrja për te Allahu me urtësi dhe këshilla të mira dhe me shkoqitjen e argumenteve në mënyrën më të mirë dhe më të theksuar. Nëse kjo metodë ka sukses, atëherë ngelet kjo. Sa e mirë që është kjo metodë! Dhe kjo është ajo që kërkohet.
E në qoftë se kjo metodë nuk ka sukses, atëherë është obligim metoda e ashpërsisë me shpatë derisa të adhurohet vetëm Allahu, i Vetmi dhe të zbatohen dënimet e Tij, të ndiqen urdhëresat e Tij dhe të shmangen ndalesat e Tij. I Lartësuari aludon tek kjo me Fjalën e Tij:
لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَأَنزَلْنَا مَعَهُمُ الْكِتَابَ وَالْمِيزَانَ لِيَقُومَ النَّاسُ بِالْقِسْطِ ۖ وَأَنزَلْنَا الْحَدِيدَ فِيهِ بَأْسٌ شَدِيدٌ
“Ne i kemi çuar të Dërguarit tanë me argumente të qarta dhe kemi zbritur me ta Librin dhe Peshoren (drejtësinë) që njerëzit të mbajnë drejtësi. Dhe kemi zbritur hekurin në të cilin ka fuqi të madhe.” El-Hadid, 25
Pra këtu qëndron aludimi i përdorimit të shpatës pas ngritjes së argumentit. Në qoftë se librat nuk bëjnë dobi, atëherë është detyrë që të vihet në përdorim ushtria. Allahu i Lartësuar e largon përmes sulltanit (prijësit) atë që nuk e largon përmes Kuranit.
Përktheu: Jeton Shasivari