Autor: Shejkh Aid esh-Shimmerij
Nga edukata që ka të bëjë me atë që kërkon dije është: që së pari të japë mund në nxënien e dijes, ngase dituria nuk arrihet duke e rehatuar trupin. Pra, ai i zgjedh të gjitha rrugët që të shpijnë për te marrja e diturisë.
Në një hadith transmetohet nga Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – se ka thënë:
مَنْ سَلَكَ طَرِيقًا يَلْتَمِسُ فِيهِ عِلْمًا سَهَّلَ اللَّهُ لَهُ بِهِ طَرِيقًا إِلَى الْجَنَّةِ
“Ai që merr rrugë për të marr dituri (fetare), Allahu ia lehtëson rrugën për të hyrë në Xhennet.”
Transmeton Muslimi.
Shpjegimi nga Shejkh Aid esh-Shimmerij:
Pra, ti mendon se shejtani do të lë rehat përderisa ti dëshiron ta marrësh trashëgiminë e Pejgamberit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të?! Kjo (dituria) është trashëgimia e Pejgamberëve. Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi as dinar e as dirhem, porse e kanë lënë trashëgimi këtë dituri. A do ti që shejtani të të lë rehat që ta marrësh këtë trashëgimi dhe pas kësaj, t’ia prishësh komplotet e tij dhe të shpëtosh shumë njerëz nga devijimi i tij?! Ai nuk do të lë rehat.
Nuk do të lë rehat për shkak të dy gjërave:
E para: që ti mos të përfitosh për veten tënde.
E dyta: nëse ti ke përfituar për veten tënde, të mos ju bësh dobi të tjerëve që ai (shejtani) i ka devijuar.
Për këtë arsye, njerëzit e dijes (dijetarët) i “ngjallin” të vdekurit nga mesi i njerëzve. Të vdekurit me mëkate dhe mosbindje ndaj Allahut. Ka njerëz që zemrat i kanë të vdekura, kush është ai që i ngjalli zemrat e tyre? Një këshillë që e dëgjon, ose një hadith që e dëgjon dhe kështu i ngjallet zemra. I ngjallet zemra dhe më pas, pendohet te Allahu. Pra, sa e sa njerëz janë penduar, që ti ndoshta nuk i njeh fare, porse ai është në fund të xhamisë apo ka prezantuar në hutbe, duke qëndruar në fund të xhamisë dhe si pasojë e kësaj, ai pendohet dhe përmirësohet gjendja e tij dhe e familjes së tij. Dhe kjo shkon në peshoren e veprave të tua (ngaqë ti je bërë shkak që ai të udhëzohet, sh.p.) dhe shejtani është dëshpëruar me ty.
Pra, ti do që shejtani të të lë rehat që ta marrësh këtë armë të fortë me të cilën ti e lufton atë?! Dhe i lufton ndjekësit e tij e që janë njerëzit e të kotës dhe thirrësit e tij?! Jo (s’ka për të të lënë rehat, sh.p.).
إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ
“Ata që ia kanë frikën Allahut nga robërit e Tij ashtu siç duhet, janë dijetarët.” Fatir, 28
Ata që më së shumti ia kanë frikën Allahut janë dijetarët.
A do që shejtani të të lë që të arrish tek kjo mirësi?
مَنْ يُرِدِ اللَّهُ بِهِ خَيْرًا يُفَقِّهْهُ فِي الدِّينِ
“Kujt Allahu ia do të mirën, ia mundëson që ta kuptojë fenë (ashtu siç duhet).”
A dëshiron që të të braktisë, që ti të arrish tek kjo mirësi? Jo! Prandaj, shejtani është i zellshëm që të vendosë çfarëdo lloj pengese para rrugës së nxënësit të dijes. Qoftë kjo përmes pamundësisë, përtacisë, telasheve, vesveseve, dyshimeve. Ndonjëherë i fut dyshime; dyshime në akide, dyshime në adhurim, dyshime në diçka tjetër. Ndonjëherë i vjen duke i thënë se ti nuk je i pastër, kështu ai dyshon në veten e tij dhe e braktis diturinë. Ndonjëherë i vjen duke i thënë se ti je i vetëmashtruar, do që të shfaqesh para njerëzve se je dijetar dhe kështu ai heq dorë nga dija dhe kërkimi i dijes.
Shiko! Është për t’u habitur! Shejtani ndonjëherë vjen nga të dyja anët. I vjen një personi e i thotë: “Kush na qenke ti që të kërkosh dituri! Ti je i dobët.” Si pasojë e kësaj, ai e braktis dijen. Ndërsa nga ana tjetër, i vjen një personi i cili është i fortë në kërkimin e dijes, dhe i thotë: “Ti je i vetëmashtruar! Do që të biesh në sy të njerëzve.” Kështu ai e braktis diturinë. Shiko! I vjen këtij i cili ka zell të fuqishëm dhe i thotë: “Ti e bën sa për sy e faqe,” dhe ai heq dorë nga nxënia e dijes. I vjen tjetrit të cilit i kanë rënë ambiciet e i thotë: “Ti je i dobët! Nuk ia arrin dot! Në fakt ti je përpjekur më shumë se një herë dhe s’ke mundur t’ia dalësh mbanë.” Kështu ai e lë diturinë.
Ai i vjen çdo personi nga dera e tij përkatëse. Njeriu kërkon mbrojtje nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar dhe kërkon mbrojtje nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar prej shejtanit dhe shtigjeve të tij. Ndonjëherë, shejtani ndoshta s’vjen tek ti porse i vjen një shokut tënd dhe i hedh një fjalë në gojën e tij që të bën ty ta lësh diturinë krejtësisht. Ndonjëherë, ti ke vendosur që të prezantosh në një mësim të dijetarëve dhe vëllai jot thotë një fjalë të vetme, dhe kjo fjalë la ndikim të thellë tek ti gjë që të bën të mos mësosh. Për shkak të fjalës së këtij personi.
Për këtë arsye, merreni këtë si parim nga vëllai juaj Aid: Nëse do që të kërkosh dije, atëherë shoqërohu me një njëri besnik që e thotë të vërtetën dhe nuk është ziliqar, i cili e kërkon dijen. Ky është ai që do të bëjë dobi ty, do të japë kurajo dhe nuk ka zili ndaj teje. Nëse të shikon se je dobësuar, të përkujton. Por që të shoqërohesh me ndonjërin që është ziliqar apo me dikë, Allahu të bekoftë, që ka mendim të keq, i cili të pa se fole në një mexhlis (mbledhje) për një çështje të diturisë rreth fesë, të thotë: “Ky do që të shitet para nesh duke treguar se ka dituri!” Ndërsa ndonjëherë të dëgjon (çfarë ke për të thënë) dhe të bën që t’i humbësh shpresat, kështu të bën që ta lësh tërësisht marrjen e dijes. Kjo ka ndodhur! Ka ndodhur me njerëz të cilët janë nisur për të kërkuar dituri dhe u kanë thënë atyre disa fjalë, kjo ka bërë që të kthehen dhe ta lënë dijen. I kanë sharë ata.
Ka njerëz të sëmurë – Allahu mos na sprovoftë as neve e as juve. Është i sëmurë. Nuk sheh një të mirë vetëm se ia ngjit diçka. Nuk sheh një njeri besnik dhe që e flet të vërtetën vetëm se e akuzon për gënjeshtra. Nuk sheh një të sinqertë vetëm se e akuzon për syfaqësi. Nuk sheh një njeri të guximshëm vetëm se e akuzon për mburrje dhe se ai do që ta shfaq atë. Nuk sheh një dijetar vetëm se e akuzon për diçka të caktuar. Kjo është sëmundje në zemër.
Për këtë arsye, zemrat kanë vepra, siç ka vepra besimi. Vepra si turpi, sinqeriteti, frika, shpresa (në mëshirën e Allahut). Po ashtu ka vepra të brendshme, si zilia, mashtrimi, mllefi, mendimi i keq. Disa njerëz thonë: “Ky është i bekuar kurse ai tjetri jo!” Kjo çështje i kthehet zemrave.
وَإِنَّ فِي الْجَسَدِ مُضْغَةً إِذَا صَلَحَتْ صَلَحَ الْجَسَدُ كُلُّهُ
“Në trup është një copë mishi (që është zemra), nëse ai përmirësohet, i gjithë trupi përmirësohet.”
Mund të gjesh njerëz që kanë dije, ua kanë kaluar të tjerëve, porse nuk u është dhënë sukses nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar që të jetë i sinqertë dhe besnik (në fjalë dhe vepra), apo se nuk i është dhënë një sjellje e mirë apo në zemrën e tij ka sëmundje, gjë që i bën njerëzit të mos përfitojnë prej tij. Njeriu ashtu siç kujdeset për gjymtyrët e tij të dukshme, ta përmirësojë gjithmonë edhe këtë gjymtyrë të tijën – zemrën. Ta kalisë gjithmonë shpirtin e tij me sinqeritet, besnikëri, dashjen e të mirës për të tjerët, mendimin e mirë për të tjerët. Nëse e sheh dikë që merret me tregti, të thotë: “Allahu ia shtoftë pasurinë.” Nëse sheh një nxënës dije, të thotë “Allahu e bëftë atë prej imamëve të Islamit.” E dëgjon të thotë: “O Zot! Shtoji dijetarët!” “O Zot! Shtoji nxënësit e dijes!”, “O Zot! Pasuroji Muslimanët! O Zot! Ruaj Muslimanët!” Nëse shikon një person se ka një fëmijë, thotë “O Zot! Shtoja me dhjetë të tjerë.” Nëse dëgjon se një person ka diçka të caktuar thotë “O Zot! Shtoja më shumë.” Apo jo?
Ky ka zemrën e pastër, ua do të mirën njerëzve. Ata studentë që mësojnë tek ai, do që të bëhen shumë herë më të ditur se ai, edhe pse ata mësojnë tek ai. Kjo është në mes tij dhe Allahut. Kur ai jep mësim, nuk do që ai (studenti) i cili mëson tek ai, te jetë gjithmonë më poshtë se ai. Jo! Ai do që ky i cili e mori dobinë nga unë, Allahu t’ia bëjë në peshoren e veprave të mira të tij dhe ky të bëhet dijetar prej dijetarëve të Muslimanëve.
Për këtë arsye, sheh se metoda e menhexhit selefij në thirrje është se ajo edukon njerëz që të jenë imamë (në fe) dhe dijetarë.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari