Autor: Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij
Burimi: Sherhu el-Akideti el-Uasitijeh, kaseta e dytë, min. 03:25
Kjo broshurë (Akideja Uasitijeh) në temën në të cilën jemi ne, e ka shpjeguar një dijetar ez’herij (i diplomuar nga universiteti i Ez’herit në Egjipt), selefij. Një dijetar i cili ka diplomuar në Ez’her dhe ishte specializuar në filozofi dhe logjikë. Ky e luftonte tej mase Shejkhul-Islamin (ibën Tejmijen), ashtu si Umeri – Allahu qoftë i kënaqur me të – që e luftonte Islamin në fillim (para se të hynte në Islam).
Shejkh Muhamed Khalil Harras e luftonte me të madhe Ibën Tejmijen, për shkak të asaj që dëgjonte për të, se ai është armik i filozofisë dhe logjikës, kurse Muhamed Khalil Harras ishte i specializuar në filozofi dhe logjikë. Kështu që, ai deshi – ashtu siç i sugjeruan disa njerëz – që të shkruajë tezën e doktoraturës si refuzim kundër Shejkhul-Islam Ibën Tejmijes, i cili e luftonte logjikën, filozofinë dhe ilmul-kelam-in.
Shejkh Muhamed Khalil Harras, ishte profesori jonë, na e transmetoi këtë ngjarje gojarisht dhe drejtpërsëdrejti, duke na thënë: I mblodhën atij atë çfarë i ra në dorë nga librat e Shejkhul-Islamit në Kajro, me qëllim që t’i studiojë dhe pastaj ta refuzojë Shejkhul-Islamin. Kështu ai, iu përkushtua studimit të këtyre librave afër tre muaj.
Shejkh Muhamed Khlalil Harras thotë – i cili e ka shpjeguar (Akiden) Uasitije – pasi që i studioji librat e Shejkhul-Islam të cilat pati mundësi t’i studiojë gjatë kësaj periudhe, iu bë e qartë atij se nuk e kishte kuptuar Islamin vetëm se pas studimit të këtyre librave. Atë jetë të gjatë (që kishte kaluar) dhe ato studime të shumta që kishte bërë duke filluar nga shkolla fillore (ibtidaijeh - nga klasa e parë deri në të pestën), sekondare (muteuasitah - nga klasa e gjashtë deri në të nëntën) pastaj në shkollën e mesme, pastaj në studimet universitare, e deri sa arriti në gradën e shkrimit të tezës së doktoraturës, iu bë e qartë se nuk e kishte kuptuar Islamin sipas kuptimit të saktë para studimit të këtyre librave.
Kështu Allahu e udhëzoi një njeri i cili dëshironte të luftojë Shejkhul-Islamin dhe e shkroi tezën e doktoraturës së tij me temë “Ibën Tejmije, Selefiju”. Kjo ishte tema e tezës së tij pasi që e begatoi Allahu me udhëzim. Ky ishte Muhamed Khalil Harras i cili shpjegoi Akiden Uasitijeh.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari