Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/?showtopic=124993

Pyetësi: Shejkh i nderuar, Allahu e përmirsoftë gjendjen tuaj dhe jua shpërbleftë me të mira, ky pyetës thotë: "A i lejohet nxënësit të dijes që të japë mësime për njerëzit e thjeshtë, në mënyrë që të përmirsojë akijden?! Dhe kjo të jetë në mënyrë të argumentuar dhe duke transmetuar fjalët e dijetarëve të nderuar dhe nuk flet vetëm se me atë çfarë flasin dijetarët."

Përgjigje: Por kush na siguron që ai i kupton fjalët e dijetarëve?! Nuk i lejohet të flasë për këto çështje dikujt, përveç dijetarëve! Ndërsa nxënësi i dijes i cili mjaftohet me transmetimin e fetvave, kjo nuk mjafton, pasi ai ndoshta nuk i kupton ato, ose i vendos ato jo në vendin e tyre! Prandaj duhet patjetër të kthehemi tek dijetaret në këtë çështje. Po.

Pyetesi: Pastaj thotë në pyetjen e tij të dytë: Dhe a mjaftohet vetëm me leximin e librave, duke mos u kapur me dijetarët dhe shujukhët?!

Përgjigje: Jo, kjo nuk është rruga e kërkimit të dijes! Leximi i librave është me leximin tek dijetarët! Ndërsa vetëm leximi i librave, ky është devijim dhe nuk është kërkim i dijes! Pasi ai nuk ka njohje për atë çfarë ka në keto libra dhe mund të kuptojë në to gabim të madh dhe mendon se është në hak! Duhet patjeter që dija të merret nga dijetarët e njohur për dije dhe jo nga pseudodijetarët, apo nga injorantët, apo nga librat!!

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Servet Mata