Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Akur

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për zotërinë tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

E më pas:

Përshëndes bijtë dhe vëllezërit e mi në Shqipëri, me përshendjen Islame, dhe u them atyre: es-selamu ‘alejkum ue rahmetUllahi ue barakatuHu. Unë e lavdëroj Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa - që na e bëri të lehtë këtë mundësi të çmuar dhe na i lehtësoi takimet, pavarsisht distancës së largët mes folësit dhe dëgjuesve. Dhe e gjithë kjo është falë mirësisë së Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -, e pastaj, falë mirësisë së atyre që merren me davetin, që janë nga nxënësat e mirë të dijes, të cilëve Allahu u ka dhënë ambicie të lartë dhe zell të vazhdueshëm në përmbajtjen tek e vërteta dhe thirrjen drejt saj, nëpërmjet mjeteve të komunikimit që bashkojnë nxënësat e dijes me mësuesit e tyre. Prandaj, unë lus Allahun - Subhanehu ue Te’ala - që të na japë sukses dhe sinqeritet dhe pasim me besnikëri ndaj Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - në çdo gjë që ai na ka inkurajuar që ta bëjmë apo na ka paralajmëruar kundër saj.

Ishte e nevojshme që t’i them disa fjalë, edhe pse unë kam më shumë nevojë se të tjerët për këto që do të them, mirëpo unë jam përkujtues për cilindo që dëshiron Allahu, që të dëgjojë këshillën dhe të punojë me të, duke vepruar në përputhje me Fjalën e Allahut - Xhel-le ue ‘Alaa -:

وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَى تَنْفَعُ الْمُؤْمِنِينَ (٥٥

Andaj përkujto, se me të vërtetë përkujtimi i bën dobi Besimtarëve.” [edh-Dharijjat, 55]

Kërkimi i diturisë është kërkesa më fisnike dhe grada më e lartë. Kur ke dije, të lakmojnë njerëzit e ngritur, kurse je injorant, do të të përbuzin ata që janë në postet e larta. Dhe me këtë dije Allahu ka ngritur lartë edhe kafshët, ngaqë Allahu i ka sqaruar Umetit se çfarë të përdorin për gjah. Ka thënë Folësi më Krenar:

وَمَا عَلَّمْتُمْ مِنَ الْجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمُ اللَّهُ فَكُلُوا مِمَّا أَمْسَكْنَ عَلَيْكُمْ وَاذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهِ

dhe atë që jua gjuajnë shtazët që i keni stërvitur e i përdorni në gjueti, ashtu siç ju ka mësuar Allahu. Pra, hani atë që jua sjellin, e përmendni Emrin e Allahut.” [el-Ma`ideh, 4]

Pra, me dijen, Allahu bëri dallim midis qenit që ka dije dhe qenit injorant. Pra, ajo që kap qeni injorant nuk lejohet të haet, kurse ajo që e kap qeni i mësuar lejohet të haet.

Allahu e ngriti gradën e Ademit - ‘alejhis-selam - me dijen, dhe i urdhëroi të gjithë Melaiket që t’i bëjnë sexhde atij, për nderin dhe mirësinë e tij.

Pra, dija është arma e besimtarit.

Dija është dritë, e cila ndriçon rrugën e poseduesit të saj në këtë dunja, dhe do të vazhdojë më tej në Ahiret, Ditën kur robërve do t’u shpërndahet drita në varësi të imanit dhe veprave.

Dhe ajeti i parë që i zbriti Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, me të cilin u urdhërua që të lexojë:

اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ (١

“Lexo me Emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi çdo gjë.” [el-Alak, 1]

Dhe i zbriti Fjala e Allahut - Xhel-le ue ‘Alaa -:

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنْبِكَ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مُتَقَلَّبَكُمْ وَمَثْوَاكُمْ (١٩

“Prandaj dije se nuk ka të adhuruar tjetër me hak përpos Allahut, dhe kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret.” [Muhammed, 19]

Dhe ka thënë Folësi më Krenar, në temën e frikës:

إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ

“Vërtet, ata që i frikësohen më së shumti Allahut janë dijetarët.” [el-Enbija, 19]

Dhe ka thënë Folësi më Krenar, në temën e dëshmisë për të drejtën e Tij për t’u adhuruar i vetëm, saqë Ai dëshmoi për Veten e Tij të Madhëruar e të Lartësuar, se vetëm Ai e meriton adhurimin, si dhe dëshmuan për të Melaiket dhe njerëzit e dijes, dhe Ai nuk përmendi asnjë kategori tjetër të njerëzve përveç dijetarëve. Ka thënë Folësi më Krenar:

شَهِدَ اللَّهُ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلا هُوَ وَالْمَلائِكَةُ وَأُولُو الْعِلْمِ قَائِمًا بِالْقِسْطِ لا إِلَهَ إِلا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (١٨

“Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka të adhuruar tjetër me hak përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka të adhuruar tjetër me hak përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.” [Aali-Imran, 18]

Gjithashtu, dijetarët janë trashëgimtarët e Pejgamberëve, sepse i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - ka thënë:

إِنَّ الْعُلَمَاءَ هُمْ وَرَثَةُ الأَنْبِيَاءِ، إِنَّ الأَنْبِيَاءَ لَمْ يُوَرِّثُوا دِينَارًا وَلاَ دِرْهَمًا، إِنَّمَا وَرَّثُوا الْعِلْمَ، فَمَنْ أَخَذَهُ أَخَذَ بِحَظٍّ وَافِرٍ

“Me të vërtetë dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve, dhe Pejgamberët nuk lënë trashëgimi as dinarë e as dirhemë, porse lënë trashëgimi diturinë. Andaj, kush e merr atë, ka marrë një pjesë të madhe.”

Dhe a ka pjesë më të madhe (të mirësisë) kur njeriu është udhë-rrëfyes në këtë dunja, udhëzues për tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij, sqarues i hakut dhe thirrës drejt tij, sqarues i batilit (të pavërtetës) dhe paralajmërues kundër tij. Pra, dituria është një qëllim madhështor, që e bën të logjikshmin që të rreket në marrjen e saj.

Kur fjala “el-‘Ilm” (dituria) përmendet e vetme, me të është për qëllim dituria sheriatike, e cila është dituria e vërtetë. Nyja “el” e bën atë të kuptueshme për dëgjuesin, e cila kur përmendet, menjëherë të shkon në mendje që bëhet fjalë për diturinë e Librit të Allahut, dituria për besimin e obliguar në lidhje me Allahun, për Emrat dhe Cilësitë e Tij, për Uluhijen e Tij dhe për Rububijen e Tij; dituria në për besimin e obliguar në lidhje me Pejgamberët dhe të Dërguarit, Librat e shpallur; dituria për ligjet e shpallura nga Allahu. Kjo është dituria, e cila nëse përmendet e vetme nëpër ajete apo hadithe, menjëherë të shkon në mendje që është kjo dituri, e nuk është për qëllim dituria rreth dunjasë, siç është dituria e industrisë, dituria e bujqësisë, dituria e plugimit, dituria e zdrukthëtarisë dhe dituritë e tjera. Këto janë dituri ndihmuese për njeriun, në këtë jetë, nëse ia do nevoja. Mësimi i tyre është farz kifaje (detyrë për një numër të mjaftueshëm njerëzish e jo për të gjithë). Kurse dituria sheriatike është farz ‘ajn (detyrë për çdo Musliman, mashkull apo femër). Është dituria për obligimet që duhet t’i mësosh në lidhje me Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa -, në lidhje me të Dërguarin e Tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe ato që lidhen me krijesat e tjera, të cilave Allahu u ka dhënë të drejta. Kjo dituri është farz ‘ajn, është nga obligimet që i ka çdo Musliman dhe Muslimane. Për këtë arsye tha Shejkh Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -: “Dije - Allahu të mëshiroftë - se është obligim për çdo Musliman dhe Muslimane mësimi i katër çështjeve.”

Pra, këto veçori që Allahu ia ka dhënë kësaj diturie, konsiderohen nder për kërkuesin e diturisë. Dhe a ka nder më të madh se sa të shtrijnë Melaiket krahët e tyre për kërkuesin e diturisë, nga kënaqësia e tyre për atë që po bën ai. Kërkuesi i diturisë, nëse del për të marrë dituri, është në Rrugë të Allahut, derisa të kthehet. Prandaj ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

وَمَا كَانَ الْمُؤْمِنُونَ لِيَنْفِرُوا كَافَّةً فَلَوْلا نَفَرَ مِنْ كُلِّ فِرْقَةٍ مِنْهُمْ طَائِفَةٌ لِيَتَفَقَّهُوا فِي الدِّينِ وَلِيُنْذِرُوا قَوْمَهُمْ إِذَا رَجَعُوا إِلَيْهِمْ لَعَلَّهُمْ يَحْذَرُونَ (١٢٢

“Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut.” [et-Teubeh, 122]

Mbetet me ne ai që ka dituri. Për këtë kërkim duhet të përkujdeset çdo student i dijes dhe të shqyrtojë se nga kush merret dija, sepse njeriu që nuk dallon dot çfarë kanë njerëzit e tjerë, ka për të marrë nga çdo anë e njerëzve, kështu do të merret në fillim, do të merret në mes dhe do të merret në fund. Prandaj shikon se si të këqijtë, ata që peshkojnë njerëzit, u bëjnë pritë njerëzve që duan t’i peshkojnë, shfaqen para njerëzve si të mirë, të kualifikuar dhe me bagazh. Ata ndjekin një rrugë tjetër nga ajo që beson ai që është naiv. Ai që është naiv merr nga cilido që i del përpara. Për këtë arsye, nga veçoritë e hizbive është se ata marrin të rinjtë në moshë, ata që nuk kanë mësuar tek dijetarët dhe as nuk e kanë kaluar jetën e tyre në kërkimin e dijes sheriatike, porse janë në fillimin e tyre. Kështu, ata i marrin që t’i shfrytëzojnë, përpara se ata të marrin dijen sheriatike, e cila do të bëhet pengesë mes atij dhe atyre që duan ta marrin atë.

Prandaj, u porosis o të dashurit e mi për hir të Allahut, që të zgjidhni një nxënës të dijes, me të cilin ndjeheni të qetë, i cili u jep dijen që e kënaq Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të jep dijen e Selefëve, dijen e Sahabëve, Tabi’inëve, atyre që i pasuan Tabi’inët, imamëve dhe ulemave të Muslimanëve, në çdo kohë e në çdo vend.

Nxënësin e dijes Selefij, e gjen të pastër e të sinqertë, të pa njollosur nga pisllëqet. Sikur ai të të mësojë ty vetëm se ku është e mira dhe të tërheqë vëmendjen nga e keqja, që të mbetesh me menhexh dhe akijde të shëndoshë, kjo është më e mirë për ty sesa të mësosh libra voluminoz tek sufistët, tek bidatçijtë, tek njerëzit e medh`hebeve të devijuara. Sepse njeriu në këtë jetë sprovohet dhe testohet. Prandaj ka thënë Folësi më Krenar:

الم (١) أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لا يُفْتَنُونَ (٢

وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ (٣

“Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” [el-Ankebut, 1-3]

Pra, Besimtari në këtë dunja është në xhihad. Është në xhihad me veten e tij, e cila e nxit për të këqija. Është në xhihad me shejtanin e tij që e shoqëron kudo. Është në xhihad me epshin. Këta janë tre armiqtë e tij. Dhe jashtë ka akoma më shumë armiq se tre. Janë thirrësat e epshit të shfrenuar, njerëzit e turpeve dhe degjenerimit, janë thirrësat e dyshimeve dhe bidateve, janë njerëzit e bidateve shkatërrimtare, të cilat e rrënojnë Fenë, e shuajnë Sunetin dhe i japin jetë bidatit. Kështu që, njeriu nëse nuk është largpamës në çështjen e tij, merakli në kërkimin e diturisë, hetues rreth atij nga i cili kërkon t’i marrë diturinë, atëherë, ai s’ka siguri.

E njëjta gjë edhe me librat o të dashurit e mi për hir të Allahu. Nxënësi i dijes duhet të kërkojë librat e Selefëve, librat e Katër Imamëve, librat e Bukharit dhe Muslimit, librat e autorëve të Suneneve, librat e ulemave të Muslimanëve, që nga koha e Sahabëve e deri në kohën e sotme, në çdo fushë të dijes; në tefsir, në hadith, në fik`h, në gjuhën arabe dhe në belagah, të cilat të ndihmojnë në kuptimin e dijes Sheriatike. Ai duhet të kërkojë ulematë e Muslimanëve, sepse në librat e tyre ka mjaftueshmëri dhe s’ka nevojë që të pyesë: cili është mendimi yt për librin e filan dijetari? Merr librat e atyre ulemave dhe mos pyet për të tjerët. Merr librat e Sheukanit, librat e Ibën Kethirit, librat e Taberiut, librat e Darimiut, librat e Ibën Maxhes, Ebu Dauudit, Tirmidhiut, të Katër Imamëve, Imam Maliku, Ebu Hanifeh, Shafiu dhe Ahmedi, librat e imamëve dhe ulemave të Muslimanëve, Ibën Tejmijeh, nxënësi i tij Ibnul-Kajjim, librat e Shejkh Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab, ulematë e Saudisë në përgjithësi, nipërit e Shejkh Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab, që të gjithë ata ndoqën rrugën e tij të qartë, si dhe ulematë që janë njohur në historinë e Muslimanëve, librat e të cilëve janë të qartë dhe metodologjia e tyre është e qartë.

Kurse njeriu që ngurron të marrë librat e autorëve të tjerë, unë i them atij: mos e preokupo veten tënde duke pyetur për librat e panjohur. Lëri ato dhe merr ato libra të cilat janë të mjaftueshme. Nëse lexon librat e atyre burrave, ato do t’i mjaftojnë atij.

Kështu, ne lusim Allahun - ‘Azze ue Xhel-le - që të na udhëzojë neve dhe juve aty ku ka mirësi që vjen shpejt apo që vonon, ku ka lumturi në këtë dunja dhe në ahiret, që veprat të jenë të sinqerta për Allahun, Zotin e gjithësisë, që pasimi të jetë vetëm për Pejgamberin e Tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, sipas kuptimit të Selefëve të Devotshëm.

Dhe kush dëshiron që të kërkojë diturinë, le të shikojë përpara se ta kërkojë: përse po e kërkon atë? A do që t’i thonë “dijetar”? Apo kërkon punë në këtë dunja? Apo kërkon ndonjë gjë tjetër? Nëse ky është qëllimi i tij, atëherë le të ketë frikë Allahun për veten e tij dhe të fillojë me një nijet të drejtë, sepse ai do të pyetet Ditën e Kijametit: Përse e kërkove diturinë? Që të thonë për ty “dijetar”? Apo që të mësojë hallallin dhe të punojë me të, si dhe të mësojë harramin që ta braktisë atë? Po ashtu, leximi i Kur`anit: a e lexoi Kur`anin që të punojë me detyrat dhe urdhërat që përmban ai, që të largohet nga ato që i ndalon ai, të besojë lajmet e tij, të përfitojë nga dispozitat e tij, nga urtësitë e tij, nga këshillat e tij dhe nga shembujt e tij? Përse e mësoi hadithin?

Pra, fillimi (i kërkimit të diturisë Sheriatike) duhet të jetë patjetër i saktë. Dhe për sa kohë që njeriu ka dëshirë të sinqertë (për kërkimin e diturisë Sheriatike), atëherë le ta falenderojë Allahun - ‘Azze ue Xhel-le - për këtë. Ka qindra e mijëra të tjerë që nuk e duan dijen, as nuk e ulin veten për ta kërkuar atë, përkundrazi, nëse i shohin mexhliset e dijes, ata mbathin ashtu siç ia mbath gomari nga luani, sikurse ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa.

Pra, thelbi është që kërkimi i diturisë është një zanat i shtrenjtë për të arritur trashëgiminë më të çmuar. Melaiket përulen dhe e madhërojnë kërkuesin e dijes, aq sa ata i ulin krahët e tyre që ai të ecë mbi to, nga kënaqësia e tyre për atë që po bën ai. Dhe ka ardhur në një hadith, se kur i vjen vdekja kërkuesit të dijes dhe i merret shpirti ndërkohë që ai është në kërkimin e dijes, ai vdes në Rrugë të Allahut. Për nxënësin e dijes kanë nevojë të gjithë në tokë, në dunja: ka nevojë për të bujku, ka nevojë për të zejtari, ka nevojë për të mjeku, ka nevojë për të ushtari, ka nevojë për të kovaçi dhe marangozi, ka nevojë për të edukatori i të vegjëlve, ka nevojë për të mashkulli dhe femra, kanë për të nevojë xhinët dhe njerëzit. Dituria është kurorë mbi kokën e poseduesit të saj.

Lusim Allahun që të na japë neve dhe juve sinqeritetin në kërkimin e dijes, veprimin sipas kërkesave të saj, pasimin e udhëzimit të saj, përulësinë për të dhe për dijetarët, si dhe dashurinë për nxënësin e dijes, kushdo qoftë ai. Lusim Allahun - Subhanehu ue Te’ala. Lusim Allahun që të na japë sukses neve dhe juve në qëllimin për të cilin ju na e lehtësuat këtë takim.

I dituri punon me dijen e tij, edhe nëse dija e tij është e paktë, porse shpërblimi i tij është i madh. Kurse injoranti mund të punojë shumë, porse ai nuk shpërblehet për atë. Sepse vepra i ka dy kushte: sinqeriteti për Allahun (el-ikhlas) dhe pasimi i Sunetit (el-mutabe’ah). Dhe kjo nuk arrihet përveç se nëpërmjet diturisë. Dituria është pema, kurse vepra është fruti. Ashtu sikurse injoranca është pemë, kurse vepra që del nga injoranca është frut po ashtu. Mirëpo sa larg njëra tjetrës janë këto dy pemë me frutat e tyre. Ka thënë Allahu për dijen e dobishme Sheriatike:

أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلا كَلِمَةً طَيِّبَةً كَشَجَرَةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌ وَفَرْعُهَا فِي السَّمَاءِ (٢٤) تُؤْتِي أُكُلَهَا كُلَّ حِينٍ بِإِذْنِ رَبِّهَا

“A nuk e sheh se si Allahu sjell shembull (dhe krahasim) fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? Me lejen e Zotit të saj ajo jep fruta në çdo kohë.” [Ibrahim, 24-25]

Dhe gjithashtu, nga ana tjetër, Ai ka sjell shembull fjalën e keqe që vjen nga injoranca. Fjala e keqe del veçse nga injoranca.

وَمَثَلُ كَلِمَةٍ خَبِيثَةٍ كَشَجَرَةٍ خَبِيثَةٍ اجْتُثَّتْ مِنْ فَوْقِ الأرْضِ

“Shembulli i fjalës së keqe është si pema e keqe me rrënjë të shkulura mbi tokë.” [Ibrahim, 26]

Domethënë… nuk i mbetet asaj asnjë gjurmë dhe nuk i gjendet asnjë frut.

Lusim Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa - që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, e cila jep si frut veprën e mirë.

Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe Shokët e tij.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj