Bismilah...

Autor: Shejkh AbduRrezak el-Bedr

Burimi: http://al-badr.net/muqolat/3099

 

 

Me anë të dijes peshohen çështjet dhe njihet hallalli dhe harami. Me dije bëhen të qarta dispozitat, dallohet e vërteta nga e kota dhe udhëzimi nga devijimi.

Prandaj Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – thoshte çdo ditë pas namazit të Sabahut:

 

"اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ عِلْمًا نَافِعًا، وَرِزْقًا طَيِّبًا، وَعَمَلًا صَالِحًا" وفي رواية: "مُتَقَبَّلًا"

 

Allahumme innii es'eluKe ‘ilmen nafi‘an, ue rizkan tajjiben, ue ‘amelen salihan (mutekabbelen).

 

“O Allah! Të kërkoj Ty të më furnizosh me dije të dobishme, furnizim të mirë, dhe vepra të mira!” dhe në një transmetim tjetër: “Vepra të pranuara”.

[Transmeton Imam Ahmedi dhe të tjerë]

 

Pra, e filloi lutjen me kërkimin e dijes së dobishme, pasi njeriu me dije bën dallim midis furnizimit të mirë dhe të fëlliqur dhe midis punës së mirë dhe të keqe. Ndërsa, nëse njeriu nuk ka dije të dobishme, si do të dallojë midis hallallit dhe haramit, midis të mirës dhe të fëlliqurës dhe veprës së mirë dhe të keqe?!

 

 

 

Përktheu: Servet Mata