Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: Turuk Te’al-lum el-‘Ilm, fq.10
Kanë thënë se një njeri lexoi Sahihun e Bukharit, i cili është libri më i saktë mbas Kur`anit Fisnik. Kur arriti te hadithi:
الحبة السوداء شفاء من كل داء
“Fara e Zezë (el-habbetu es-seudaa`) është shërim për çdo sëmundje.”
Ai e lexoi الحية السوداء “el-hajjetu es-seudaa` (gjarpri i zi), me “j”. Atëherë doli të kërkonte “gjarprin” e zi, pastaj e vrau dhe e hëngri, mirëpo ai vdiq si pasojë e helmit të tij! Ai po të kishte pyetur një dijetar për këtë fjalë dhe të sigurohej për të, do të kishte shpëtuar, sepse vetëm leximi pa iu kthyer dijetarëve është dëm i madh për njeriun dhe për të tjerët. Prandaj shiko sa njerëz i kanë marrë në qafë shtinjakët e dijes!
Përktheu: Umm ‘Akil