Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Rruhajlij

 

 

Pyetje: Allahu u dhëntë mirësi! Cilat janë normat që duhet t’u përmbahet ai që do të pyesë dijetarët, qoftë nga nxënësit e dijes apo nga njerëzit e thjeshtë?

 

Përgjigje: Përgjigja ime e shkuar përmban përgjigje edhe për këtë pyetje. Mirëpo unë them, se me të vërtetë këto norma degëzohen nga tre parime themelore:

 

Parimi i parë: duhet të kesh qëllim të mirë. Ki kujdes se mos kërkon me pyetjen tënde që të bëhesh i famshëm! Ki kujdes se mos kërkon me pyetjen tënde që t’i bësh dëm ndonjë Muslimani! Pra, duhet patjetër që të kesh qëllim të mirë.

 

Parimi i dytë: duhet ta bësh pyetjen mirë, duke zgjedhur fjalët më të mira për të bërë pyetjen.

 

Parimi i tretë: duhet që ta përcjellësh pyetjen mirë. Unë po e them qartazi fare se ti mund ta pyesësh dijetarin dhe ai të përgjigjet, e dijetari nuk të përgjigjet nga defteri.  Dijetari ndoshta shikon se ti po e përcolle pyetjen e tij në vendin tënd, me këtë do ta dëmtosh dijetarin në atë vend ose do t’i dëmtosh nxënësit e dijes në atë vend ose do ta dëmtosh davetin e tyre, prandaj ti s’duhet ta përhapësh atë. Sepse dijetari ndonjëherë thotë në përgjigjen e tij ndonjë fjalë që e dëmton atë, nga ana e autoriteteve të atij vendi e jo nga vet përgjigja e Shejkhut. Prandaj njeriu duhet që ta përcjellë në mënyrën më të mirë përgjigjen, domethënë transmetimin e saj, si dhe duhet të ketë kuptim të drejtë se si duhet ta përcjellë atë. Apo a duhet ta përcjellë apo jo. Nëse e ka të paqartë çështjen se a duhet ta përcjellë apo jo, atëherë le t’i pyesë dijetarët e vendit të tij, të cilët e njohin pozitën e dijetarit që u përgjigj, a është e përshtatshme që ta përhapë përgjigjen e tij në këtë vend apo nuk është e përshtatshme.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj