Bismilah...

Autor: Salih ibën Feuzan el-Feuzan

 

 

Pyetje: Cila është këshilla juaj për rininë e Umetit që të marrin përsipër përgjegjësinë e diturisë?

 

Përgjigje: Rinia e Umetit e ka detyrë që ta marrin diturinë nga dijetarët e rrënjosur në dije. Ata duhet ta mësojnë diturinë nga dijetarët e rrënjosur, të cilët janë të njohur për dituri dhe qëndrueshmëri, qofshin ata nëpër institucionet arsimore shtetërore, siç janë medresetë, institutet dhe universitetet, apo qofshin ata që japin mësim nëpër mexhlise, xhami apo shtëpi, ku ulen për t’u dhënë dituri njerëzve. Pra, kërkuesi i diturisë e ka detyrë që ta marrë diturinë nga dijetarët, të cilët janë të njohur për dituri dhe qëndrueshmëri, ata të cilëve u ka besuar Umeti. Ai duhet ta marrë diturinë nga ata, e jo nga njerëzit që shtiren sikur kanë dituri dhe as nga xhahilat (injorantët), të cilët i bënë vetet e tyre “dijetarë”, pa u lidhur me njerëzit e diturisë, pa e marrë diturinë nga dijetarët, porse e morën nga librat apo nga leximet, ose e morën nga xhahilat që shtiren se kanë dituri, njësoj siç janë edhe ata.

Dituria duhet të merret patjetër nga njerëzit e diturisë! Ky është amanet! Dituria duhet të merret patjetër nga njerëzit e diturisë.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj