Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el Uthejmin

 

Mund të thotë dikush se ruajtja e sheriatit bëhet me anë të librave apo bëhet me anë të kasetave të inçizuara në kohën tonë. Mirëpo ne themi: nuk ka dyshim që kjo është një pjesë e ruajtjes së sheriatit, porse ruajtja e sheriatit në realitet bëhet nga njerëzit e sheriatit. Unë po ju jap një shembull dhe nëpërmjet tij do t’ju bëhet shumë e qartë kjo çështje:

Nëse ne kemi një bibliotekë, aq sa ky vendi këtu ku jemi, e mbushur me libra të ndryshëm, të cilat përmbajnë ruajtjen e sheriatit të Allahut. Më pas hyn në këtë bibliotekë një ateist apo një bidatçi apo një njeri i shthurur që thërret në rrugën që ndjek ai, qoftë rruga e ateizmit, bidatit apo shthurjes. Këto libra, me të cilat janë mbushur raftet, a munden që ta refuzojnë atë që flet? Të gjithë ne themi jo.

Nëse është kështu, atëherë me çfarë do ta mbrojmë sheriatin nga veprimtaria e këtij që po flet? Do ta mbrojmë sheriatin me një burrë që Allahu e ka furnizuar me dije, i cili do të marrë përsipër refuzimin e këtij që po flet, derisa të asgjësohen argumentet e tij. Unë ju them juve se e pavërteta sado që të fuqizohet, prapëseprapë argumenti i ithtarit të së pavërtetës do të asgjësohet. Madje vet argumentet me të cilat ithtari argumentohet për të mbrojtur të pavërtetën e tij, ato do të jenë argument kundër tij. Kjo gjë është dëshmuar nga çdokush që Allahu i Lartësuar i ka dhënë sukses në kuptimin e nxjerrjes së dispozitave prej argumenteve, se ai arrin që ta bëjë argumentin e ithtarit të së pavërtetës në argument kundër atij.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org