Bismilah...

Burimi: Uasaja ue teuxhihat li-tulab el-'ilm, fq.382

 

Librat janë të shumtë, e po ashtu të shumtë janë edhe librat e autorëve të panjohur, nuk dihet e shkuara e tyre se ku e kanë mësuar diturinë, ku e kanë mësuar legjislacionin islamik. E nëse këta libra kundërshtojnë hakun, atëherë do të dëmtohen njerëzit e thjeshtë.

Prandaj, unë këshilloj që të mos merren këto libra, me përjashtim të atyre librave që kanë autorë të njohur, që janë dijetarë të besueshëm në fenë dhe diturinë e tyre, në mënyrë që të mos ndodhë devijimi. Siç edhe ka thënë njëri prej Selefëve: “Me të vërtetë që kjo dituri është feja, andaj shikoni se nga kush po e merrni fenë tuaj."

Pra, kjo nuk është një çështje e lehtë, prandaj unë mendoj se njeriu, sidomos ai që nuk ka dituri të mjaftueshme, nuk duhet t'i marrë këto libra, por duhet të kthehet te librat e dijetarëve që janë të besueshëm në diturinë dhe amanetin e tyre. Kam gjetur artikuj, e kemi parë që disa prej tyre përmbajnë fjalë të pasakta për Akijden dhe hadithe të dobëta apo të shpikura, kurse njerëzit e thjeshtë dhe nxënësi i vogël i diturisë nuk i percepton dhe nuk i di këto."

 

Përktheu: Alban Malaj