Bismilah...

Burimi: Mexhmu’u el-Muel-lefat, vëll. 1/ fq. 240/22

Në këtë kohë është prishur peshorja e shumë njerëzve të thjeshtë Muslimanë kur ata bëjnë vlerësimin se kush janë dijetarët. Ata mendojnë se çdonjëri që mban një këshillë dhe fjalim me plotë oratori, apo mban një ligjërata domethënëse, apo mban hutben e xhumasë duke improvizuar pa ndonjë përgatitje paraprake, sipas tyre ky është dijetar i cili pyetet për të dhënë fetva dhe prej këtij merret dituria.

Kjo është një tragjedi e dhimbshme dhe një fenomen i turpshëm, sherri i të cilës është përhapur gjithandej dhe dëmet e saj janë shtrirë kudo. Kjo është që t’ia atribuosh diturinë atyre që nuk janë të zotët e saj. Kur një çështje u lihet në dorë atyre që nuk janë të zotët e saj, atëherë prite Kijametin.

 

Përktheu: Jeton Shasivari