Bismilah...

Burimi: Dobi të nxjerra nga mësimet “Sherhu Mesail el-Xhahilijeh,”

Dijetari dihet se kush është dhe thirrësi dihet se kush është. Sa për të qartësuar këtë themi:

Dijetar është ai që i ka mësuar dispozitat e Sheriatit, shumicën e dispozitave të Sheratit aq sa ka patur mundësi.

Thirrës është ai që thërret tek Allahu, i Madhëruari dhe i Lartësuari, me atë që di. Thirrësi mund të mos ketë shumë dituri; mund të mos jetë fekih, mund të mos jetë mufesir, mund të mos jetë muhadith, por bën thirrje tek Allahu, i Madhëruari dhe i Lartësuari, me aq dije sa ka, por nuk është dijetar vetëm se atëherë kur ta mësojë Kuranin dhe Sunetin, të shpëtojë nga pasimi i verbër dhe t’i kuptojë ligjet që Allahu ia ka zbritur të Dërguarit të Tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Njerëzit që bëjnë më shumë thirrje në fe, bëjnë sqarime rreth fesë, që u japin udhëzime dhe që marrin përsipër obligimet e fesë, janë trashëgimtarët e Pejgamberëve, dijetarët. Sepse thirrësi që nuk është dijetar, thërret në fe në ato gjëra që i di, në atë pjesë të fesë që e ka mësuar. Pra, ai është këshillues dhe sqarues i mirësive të Islamit, nxitës për njerëzit që t’i përmbahen Sheriatit, t’i binden Allahut, të Madhëruar dhe të Lartësuar, t’i binden të Dërguarit; thirrësi u sqaron njerëzve se cilat gjëra i afrojnë ata tek Allahu, i Madhëruar dhe i Lartësuar. Pra këto janë disa situata të caktuara (ku thirrësi jep kontributin dhe mundin e tij).  

Kurse dijetari është ai që e ka trashëguar dijen profetike. (Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë):

إِنَّ الْأَنْبِيَاءَ لَمْ يُوَرِّثُوا دِينَارًا وَلَا دِرْهَمًا وَإِنَّمَا وَرَّثُوا الْعِلْمَ فَمَنْ أَخَذَهُ أَخَذَ بِحَظٍّ وَافِرٍ

“Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgim as dinarë e as dirhem, porse kanë lënë dituri. Ai që e mëson diturinë, ka fituar një hise të bollshme.” (Sahih Sunen Ebi Daud, 3641)

 

Përktheu: Jeton Shasivari