Bismilah...

Sherh el-Usul min Ilm el-Usul, fq. 673-677

 

Ixhtihadi ka kushte dhe ato janë:

1 - T’i mësojë argumentet sheriatike për të cilat ka nevojë për të bërë ixhtihad, siç janë: të gjitha ajetet dhe hadithet e dispozitave sheriatike.

2 - Të ketë dije për hadithin e saktë dhe hadithin e dobët, siç janë: njohuri për zinxhirin e hadithit dhe transmetuesit e tij, si dhe gjëra të tjera.

3 - Të ketë dije për ajetet shfuqizuese dhe të shfuqizuara, dhe të dijë çështjet për të cilat ka ixhma në mënyrë që mos të gjykojë me diçka që është e shfuqizuara apo diçka që e kundërshton ixhmanë.

4 - Të ketë dije për argumentet të cilat dallojnë për të gjykuar për një çështje, sepse ka çështje të cilat janë specifike dhe të veçanta që kanë nevojë për argumente specifike e jo të përgjithshme.

5 - Të ketë dije për gjuhën arabe dhe shkencën e Usul-fikhut që kanë të bëjnë me domethëniet dhe treguesit e fjalëve të caktuara, siç janë fjalët që janë të përgjithshme, të veçanta, të pakufizuara dhe të kufizuara, të pasqaruara dhe të sqaruara, etj., në mënyrë që të gjykojë në varësi të asaj që kërkohet.

6 - Që të ketë aftësinë për të nxjerrë dispozita sheriatike duke u bazuar në argumente.

 

Përktheu: Jeton Shasivari