Përcjell el-Axhurrij në “Akhlakul-Ulemaa`” (fq.114-117, me koment dhe reçensim të Shejkh Isma’il Muhamed el-Ensarij dhe Shejkh ‘Abdullah ‘Abdul-Latijf Aali-Shejkh, bot. 1978):
• Na ka transmetuar Ebu Muhamed Jahja Ibn Muhamed Ibn Sa’id; na ka njoftuar el-Husejn Ibnul-Hasen el-Meruezij; na ka njoftuar Ibnul-Mubarak; na ka njoftuar Muhamed Ibn ‘Axhlan, nga Nafië, nga Ibn ‘Umeri i cili u pyet për një çështje të cilën ai nuk e dinte dhe tha: “Nuk e di.”
• Na ka njoftuar Xha’fer es-Sandelij; na ka njoftuar Ahmed Ibn Mensur er-Rramadij; na ka njoftuar Muhadir nga el-A’mesh, nga ‘Atijjeh i cili ka thënë: Edhi një burrë tek Ibn ‘Umeri dhe e pyeti cili është obligimi më i lehtë, kurse ai tha: “Nuk e di.” U çua ai burrë dhe iku. I thanë (Ibn ‘Umerit) disa prej atyre që ishin me të: “Përse nuk e njoftove atë?” Atëherë ai tha: “Jo, pasha Allahun që nuk e di.”
• Na ka njoftuar Harun Ibn Jusuf; na ka njoftuar Ibn Ebij ‘Umer; na ka njoftuar Sufjan Ibn Jahja Ibn Se’id i cili ka thënë: Pyeti një djalosh ‘Abdullah Ibn ‘Abdullah Ibn ‘Umerin për gjë dhe nuk mori prej tij përgjigje. E unë i thashë: “Unë do të mburresha po të isha si ty, i biri i Imamit të Udhëzimit pyetet për një gjë dhe ai nuk ka dije rreth saj!” Atëherë ai tha: “Pasha Allahun, më e madhe se kjo tek Allahu dhe tek ata që janë të mençur rreth Allahut ‘Azze ue Xhel-le është që të flas pa dije apo të transmetoj nga ai që është i pabesueshëm.”
• Na ka njoftuar Xha’fer; na ka njoftuar Salih Ibn Ahmed nga babai i tij i cili ka thënë: E dëgjova ‘Abdur-Rrahman Ibn Mehdin të thotë: Erdhi një burrë tek Malik Ibn Enes dhe e pyeti për një gjë. Atëherë Maliku i tha atij: “Nuk e di.” Tha burri: “A të them për ty se ti nuk e di.” Tha (Maliku): “Po, përcill nga unë se unë nuk e di.”
Përktheu: Alban Malaj