Autor: Ibën Kajjim el-Xheuzij
Burimi: ‘Uddetu Sabirin ue Dhekhiretu Shakirin, fq. 126-127
Ibën Kajjimi – Allahu e mëshiroftë – thotë:
Durimi ndaj gjynaheve të gjuhës dhe organit gjenital është nga llojet më të vështira të durimit për shkak të nevojës së madhe të tyre dhe lehtësisë së tyre
Gjynahet e gjuhës janë fruti i njeriut:
· Mbartja e fjalëve (en-Nemimeh)
· Përgojimi
· Gënjeshtra
· Syfaqësia
· Lavdërimi i vetes duke ekspozuar dhe duke e thënë troç atë
· Përcjellja e llafeve të njerëzve dhe sharja ndaj atij që e urren këtë
· Lavdërimi i atij që e do atë etj.
Kështu bashkohet fuqia e nevojës dhe lehtësohet lëvizja e gjuhës, dhe si rrjedhojë dobësohet durimi, prandaj ai – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Mbaje gjuhën tënde.” Ai tha: “A do të japim llogari për atë që flasim?” Pejgamberi tha: “A nuk do të hidhen njerëzit në zjarr në hundët e tyre (fytyrat e tyre) përveç se për atë që kanë “korrur” me gjuhët e tyre.”
Sidomos kur mëkatet e gjuhës i bëhen robit zakon, atëherë ai e ka të vështirë që të bëjë durim ndaj tyre.
Për këtë arsye, sheh një njeri që falet natën, agjëron ditën dhe sa shmanget paksa duke u mbështetur në një jastëk mëndafshi, i jep gjuhës së tij duke përgojuar dhe duke mbartur fjalë; flet për nderet e njerëzve; flet për Allahun pa dije.
Përktheu: Jeton Shasivari