Bismilah...

 

 

Nga Dijetarja e Jemenit, Umm ‘Abdullah el-Uadi’ja
Burimi: Libri i saj, Nasihati lin-Nisa - Këshilla ime drejtuar grave (fq. 250-251)


 

1. Prej tyre është ai që mundohet t’ia largojë mirësinë personit ndaj të cilit ka hased duke i bërë padrejtësi atij me fjalë dhe vepra. Pastaj, mes këtyre njerëzve janë ata që mundohen t’ia marrin atë që i kanë hequr personit që i bënë padrejtësi.

2. Prej tyre është ai që i kufizon përpjekjet e tij që t’ia heqë mirësinë personit ndaj të cili ka hased pa marrë asgjë nga ai. Ky është më i keq dhe më i poshtër nga këta të dy. Kjo ligësi është e ndaluar.

3. Një grup tjetër njerëzish nëse kanë hased për një person, ata nuk veprojnë në përputhje me hasedin e tyre. Këta njerëz nuk i bëjnë padrejtësi atij me fjalët dhe veprat e tyre.

 

4. Një grup tjetër njerëzish, nëse ata shohin hased në vetet e tyre, ata mundohen tej mase që ta heqin atë me dashamirësi për personin që kanë hased, duke u sjellë mirë me të, duke bërë dua për të dhe duke lajmëruar të tjerët për cilësitë e tij të mira. Ata e bëjnë të gjithë këtë duke u përpjekur që ta heqin hasedin që kanë përbrenda, derisa ta ndryshojnë përfundimisht për shkak të dëshirës që kanë ata për të qenë Muslimanë të mirë. Kjo është nga shkallët më të larta të Imanit dhe poseduesi i këtij Imani është një besimtar i plotë i cili do për vëllain e tij atë që do për veten e tij.

 

 

Përktheu Alban Malaj