Bismilah...


Koprraci dhe Fatlumi:

Ebu Hurejra (radij-Allahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Koprrac është ai person i cili kur dëgjon të përmendem nuk më çon salavat.

[Hadith Sahijh: Transmetuar nga Ahmedi (1/201), et-Tirmidhi (2/271) dhe të tjerë; është deklaruar i saktë nga Hakimi, Dhehebiu dhe vetë Tirmidhiu. Shiko verifikimin e tij në el-Mishkat (n.933) nga Shejkhul-Albani.]

Enes Ibn Malik (radij-Allahu anhu) ka thënë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që më dërgon njëherë salavat, Allahu do t’i dërgojë atij dhjetë të tillë, do t’i fshijë dhjetë të këqia dhe do ta ngrejë në dhjetë gradë.

 

[Hadith Sahijh: Transmetuar nga Nesa’i (1/191) dhe Hakimi (1/550) i cili e deklaroi të saktë dhe me të u pajtua edhe Dhehebiu. Shiko verifikimin e tij në el-Mishkat (n.922).]

 

="text-align: justify;">Tërheqja e vëmendjes kundër transmetimit pa verifikim

Ebu Katade (radij-Allahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kini kujdes mos transmetoni shumë gjëra nga unë. Ai që transmeton nga unë, të mos thotë gjë tjetër përveç asaj që është e vërtetë. Kurse ai që më mvesh atë që nuk e kam thënë, atëherë le ta marrë vendin e tij në Zjarr.

[Hadith Sahijh: Transmetuar nga Ibn Maxheh (n.35), Tahaui në el-Mushkilul-Ether (1/172) dhe të tjerë. Është saktësuar nga Shejkhul-Albani në es-Sahijha (n.1753).]

 

Të mësuarit me qëllim jo të drejtë

Ebu Hurejra (radij-Allahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që e mëson dijen me të cilën kërkohet Fytyra e Allahut, por ai nuk e bën këtë përveç se që të arrijë qëllimin e tij në këtë dynja, ai nuk ka për ta nuhatur aromën e Xhenetit Ditën e Ringjalljes.

[Hadith Sahijh: Transmetuar nga Ahmedi (2/338), Ebu Davudi (n.3664) dhe të tjerë. Është saktësuar nga Hakimi dhe Dhehebiu, siç është përmendur nga Shejkhul-Albani në verifikimin e tij të Iktida’ul-‘Ilmil-‘Amel (n.102) të el-Khatib el-Bagdadit.]

 

Kuptimi i Fesë

 

Ebu Hurejra (radij-Allahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kujdo që Allahu ia do të mirën, Ai i jep atij kuptimin e Fesë. Vërtet unë jam shpërndarësi, por dhënësi është Allahu Azze ue Xhel.

[Hadith Sahijh: Transmetuar nga Tahaui në el-Mushkil (2/280) dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani në es-Sahijha (n.1194).]

Ebu Hurejra (radij-Allahu anhu) transmeton se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Janë dy cilësi të cilat nuk mund të qëndrojnë bashkë tek një hipokrit: sjellja e mirë dhe kuptimi i Fesë.

[Hadith Sahijh: Transmetuar nga Tirmidhiu (2/114) dhe Shejkh Abdul-Hakk ka treguar në Ahkamul-Kubra për saktësinë e tij.]

 

Karakteri i mirë

Xhabiri (radij-Allahu anhu) transmeton se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Vërtet ata që do të jenë më të afërt tek unë dhe do të ulen pranë meje Ditën e Ringjalljes janë ata me sjellje dhe karakterin më të mirë. Dhe vërtet, ata që janë më të urryerit tek unë dhe që do të ulen larg prej meje Ditën e Ringjalljes janë ata që flasin shumë (Thertherun), ata që me fjalët e tyre i mbysin të tjerët (Mutesbidikun) dhe Mutefejhikunët.” Ne thamë: Ne i njohim Thertherunët dhe Mutesbidikunët, po kush janë Mutefejhikunët? Ai tha: “Ata që janë arrogantë.

[Hadith Sahijh: Transmetuar nga Tirmidhiu (n.2104) dhe Khatib el-Bagdadi në et-Tarijkh (4/63). Është saktësuar nga shejkhul-Albani në es-Sahijha (n.791).]

 

Gjynahet e Gjuhës:

 

Ukbeh Ibn ‘Amir ka thënë: E takova të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe e pyeta: Ku qëndron shpëtimi? Ai tha: “Ruaje gjuhën, shiko shtëpinë tënde dhe qaj për gjynahet e tua.

[Hadith Sahijh: Transmetuar nga Abdullah Ibnul-Mubarak në ez-Zuhd (n.134) dhe prej tij Ahmedi (5/259) dhe gjithashtu Tirmidhiu (n.2531). Është saktësuar nga Shejkhul-Albani në es-Sahijha (n.890).]

Abdullah Ibn Umer (radij-Allahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Pjesa më e madhe e gjynaheve të bijve të Ademit vijnë si pasojë e gjuhës.

[Hadith Sahijh: Transmetuar nga Taberani (3/87/1-2) dhe të tjerë, el-Hafidh el-Mundhiri e ka saktësuar atë në et-Tergijb (4/8).]

 

Në lidhje me Ahiretin:

Ai, qëllimi i të cilit është Ahireti, Allahu e bën të përqëndruar, ia vendos prioritetin e tij në zemrën e tij dhe i vjen dynjaja e robëruar. Kurse ai, qëllimi i të cilit është kjo dynja, Allahu e bën të shpërqëndruar dhe ia vendos varfërinë mu përpara syve të tij dhe asgjë nga kjo dynja nuk i vjen atij përveç asaj që është shkruajtur për të.

[Hadijth Sahijh: Transmetuar nga Ahmedi (5/183) dhe Ibn Maxheh (2/524-525) dhe është saktësuar nga el-Basuir në ez-Zeua’id (1/252), siç është përmendur në es-Sahijha (n.404).]