1 - I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):
Ebu Se’id el-Khudri (radij-Allahu anhu) ka transmetuar:” I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte më i turpshëm sesa virgjëresha pas shamisë së saj. Kur shikonte ndonjë gjë që nuk e pëlqente, ne e kuptonim nga fytyra e tij.”1
2 – Ebu Musa el-Esh’ari (radij-Allahu anhu):
Enes bin Malik ka thënë: “Kur Ebu Musa bëhej gati të flinte, ai vishte një rrobë të vogël nga frika mos i dilte aureti.”2
3 - Ibn 'Abbasi (radij-Allahu anhuma):
Ai nuk hynte në banjo përveç atëherë kur ishte vetëm dhe vishte një rrobë të hollë dhe thoshte: “Kam turp nga Allahu se mos më sheh në banjë pa rroba.”3
4 - 'A'ishah (radij-Allahu anha):
“Unë hyja në ndërtesën ku ishin varrosur i Dërguari i Allahut dhe babai im ndërsa isha veshur me rroba të holla dhe thoja: “Këta janë veç burri dhe babai im.” Megjithëkëtë, kur u varros Umeri, uallahi kurrë nuk hyra tek kjo ndërtetsë përveç se rrobat i kisha të shtrënguara fort në trupin tim nga turpi që kisha nga Umeri.”4
5 - Hisham bin 'Ammar:
Mu’auije bin Eus ka transmetuar: “E kam parë Hisham bin ‘Ammarin. Kur ecte në rrugë, ai shikonte poshtë në tokë dhe nuk e ngrinte kokën lart në qiell nga turpi që kishte nga Allahu Azze ue Xhel.”5
6 - el-Humejdi:
“Ebu Bekr bin Mejmun shkoi dhe trokiti në derën e Humejdit dhe mendoi se iu dha leje për të hyrë. Kështu ai hyri dhe e gjeti Humejdin me kofshë të pambuluara. Humejdi zuri të qajë dhe tha: “Pasha Allahun, i çove sytë tek diçka që askush nuk i ka parë deri kur jam bërë burrë!”6
7 - Muhammed bin Jahja edh-Dhuhli:
Ebul-‘Abbas el-E’zheri ka thënë: “E kam dëgjuar shërbëtorin e Muhamed bin Jahja edh-Dhuhlit të thotë ndërsa ishte duke u larë: “I kam shërbyer atij për tridhjetë vjet. Unë ia jepja ujin dhe kurrë nuk e kam parë këmbën e tij, ndërkohë që isha prona e tij.”7
8 - el-Imam el-Bukhari:
Muhamed bin Ebi Hatim ka transmetuar: “Disa nga shokët e mi më kanë thënë: Ishim tek shtëpia e Muhamed bin Selam dhe hyri tek ne Muhamed bin Isma`il el-Bukhari në të kthyer nga Iraku. Kështu, ai filloi të na njoftonte për fitnen me të cilën ishin sprovuar njerëzit si dhe atë çfarë i kishte ndodhur Ahmed bin Hanbelit etj.
Kur el-Imam el-Bukhari doli nga shtëpia, Muhamed bin Selam u tha atyre që ishin të pranishëm: “A keni parë ndonjëherë një virgjëreshë me më shumë turp sesa ky burrë?”8
9 - Ibnul-Kajjim ka transmetuar se disa nga Selefët kanë thënë:
“Nëse dikush bën diçka në fshehtësi ngaqë i vjen turp që ta bëjë në publik, kjo tregon se ai vetë nuk e ka problem.”9
10 - Shemsud-Din el-Makdisi:
“Nëse më del në shesh këmba kur jam vetëm, nxitoj ta mbulojë atë dhe ndërkohë bëj istigfar (i kërkoj falje Allahut).”10
11 - Muhammed bin Ahmed el-Gumari:
Ai nuk pranonte të binte përtë fjetur në praninë e ndonjërit dhe thoshte: “Kam frikë mos më del ndonjë erë e keqe kur jam duke fjetur.”11
1 Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi, Hadithi n. 684 në Rijadus-Salihin.
2Sijer A'lamun-Nubela; 2/399.
3 Sijer A'lamun-Nubela; 3/355.
4 Transmetuar nga Hakimi në Mustedrak (4/7) dhe ai e ka shpallur atë sahih.
5 Sijer A'lamun-Nubela; 11/430.
6 Sijer A'lamun-Nubela; 19/122.
7 Sijer A'lamun-Nubela; 12/279.
8 Sijer A'lamun-Nubela; 12/418.
9 Medarixhus-Salikin; 2/353.
10 el-Mukhtarul-Mesun min A'lamul-Kurun; 1/540.
11 el-Mukhtarul-Mesun min A'lamul-Kurun; 2/758
Përktheu Alban Malaj