Bismilah...

 

 

Autor: Ibn Ebi Dunja
Burimi: ‘el-Ikhlas uen-Nijjetu


 

Muhamed Ibn Jezid na ka transmetuar... se Ibrahimi ka thënë: “[Selefët] urrenin që njeriu të tregonte më të mirën që kishte kur uleshin me njëri-tjetrin.”

‘Asim Ibn ‘Amir Ibn ‘Ali na ka transmetuar... se Mejmun Ibn Mahran ka thënë: “Umer Ibn ‘Abdul-‘Azijz po u mbante mexhlis vëllezërve të tij një ditë. Ai po mbante një ligjëratë të bukur. Sakaq, ai shikon një njeri në mexhlis që fshiu një pikë loti nga sytë e tij dhe kështu ndaloi (së foluri). Unë i thashë: “O prijësi i Besimtarëve, vazhdo.” Ai tha: “Më lër sepse vërtet fjalët përmbajnë Fitne kurse veprat janë më të mira për Besimtarin sesa fjalët.”

 

Babai më ka transmetuar se... e kam dëgjuar Muhamed Ibn Uasi’ duke thënë: “Një burrë qante për njëzet vjetë me rradhë ndërsa gruaja e tij ishte me të por ajo prapëseprapë nuk ishte në dijeni.”

Ahmedi na ka transmetuar... Muhamed Ibn ‘Abdullah ez-Zarrad ka thënë: “Hisan Ibn Ebi Sinan blinte një familje (skllevërish), një burrë me gjithë familjen e tij dhe pastaj i lironte ata të gjithë dhe ai as që e merrte vesh se kush ishin ata dhe as nuk u thoshte atyre se kusht ishte ai.”

Khalid dhe ‘Ubejdullah, që të dy kanë thënë se... el-Hasen ka thënë: “Nëse një burrë ishte i lirë për një orë, ai veçohej dhe falej. Ai i thoshte familjes së vet: “Nëse më kërkon dikush ju vetëm thojini që jam i zënë.”

Muhamed Ibn ‘Ali Ibn el-Hasen na ka transmetuar... se Haseni po jepte mësim ose po mbante ligjëratë një ditë dhe një burrë që ishte në mexhlis psherëtiu thellë. Haseni i tha: “Nëse e bëre për Allahun, ti e bëre veten tënde të njohur. Dhe nëse e ke bërë për të tjerë në vend të Allahut, atëherë e ke shkatërruar veten tënde.”

Ja’kub Ibn Isma`il ka thënë... se kur Selili jepte mësim ose lexonte i dilnin lotë nga sytë, por ai e kthente pastaj në të qeshur.

Khalid Ibn Khadash na ka transmetuar... se Ejubi qau një herë dhe ne e pamë, kurse ai tha: “Është veç ftomë që më zë herë pas here.”

Ai qau një herë tjetër derisa u duk qartë që ai po qante. Kështu, ai tha: “Nëse burri arrin moshën e pleqërisë, ai sëmuret.”

Khalid Ibn Khadash na ka transmetuar... se ‘Ubejdullah Ibn ‘Abdullah ka thënë: “Nuk njihej mirësia nga ‘Umeri apo nga Ibn ‘Umeri derisa ata të flisnin ose të vepronin. Një burrë e adhuronte Allahun për njëzet vjetë me rradhë dhe fqinji i tij nuk ishte aspak në dijeni për të.” Hammadi [që është në zinxhirin e transmetimit] tha: “Ndonjëri nga ju falet një natë ose në një pjesë të natës dhe fqinji i tij e merr vesh në mëngjes.”

 

Përktheu Alban Malaj