Autor: Shejkh Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij
Burimi: Ligjëratë e mbajtur në Taif më 22/06/1426 në Xhaminë Melik Fehd
“Gënjeshtra është më e keqe sesa bidati - o vëllezërit e mi - dhe gënjeshtari sipas Ehli-Sunetit është më i keq sesa Bidatçiu.
Dikush transmeton nga Bidatçiu, ata (Ehli-Suneti) transmetuan nga Kaderitë, ata transmetuar nga Murxhi’at dhe transmetuan nga njerëzit e tjerë të bidatit për sa kohë që bidati i tyre nuk përfundonte në Kufër dhe ai (bidatçiu) nuk ishte gënjeshtar. Por nëse dikush cilësohet me Ehli-Sunetin dhe është gënjeshtar, atëherë ai është më i keq sesa njerëzit e bidatit.
Dhe për këtë arsye Ibn ‘Adij vendosi në librin e tij “el-Kamil”(që është shkruajtur enkas për transmetuesit e dobët) 29 kapituj për Gënjeshtarët dhe 1 kapitull për njerëzit e bidatit. Dhe Ehli-Suneti e pranuan transmetimin e njerëzve të bidatit që thonin të vërtetën dhe nuk thërrisnin për tek bidati i tyre.”
Përktheu Alban Malaj