Bismilah...

 

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: “et-Tethebbut uehtiramul-Ulema ue bejan mekanetihim fil-Ummeh” (fq. 34-36)


Të merresh me thashetheme do të thotë të përcjellësh fjalë midis njerëzve duka patur për qëllim shkatërrimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Allahu Subhanehu ue Te’ala ka thënë:

>


وَلَا تُطِعۡ كُلَّ حَلَّافٍ۬ مَّهِينٍ (١٠ (هَمَّازٍ۬ مَّشَّآءِۭ بِنَمِيمٍ۬ (١١(

Dhe mos iu bind çdo njeriu që betohet shumë, i cili është i përçmuar, merret me shpifje dhe përhap thashetheme.” [el-Kalem, 10-11]

Dhe më e keqja nga të gjitha këto është kur njeriu nxiton të shkatërrojë marrëdhëniet ndërmjet studentëve të dijes dhe thirrësave në Islam (duke përhapur thashetheme), me qëllim që ta përçajë Xhematin e Muslimanëve dhe të fusë urrejtje midis tyre. Ai që e bën këtë quhet “Nemmam” (thashethemexhi).

 

Dhe vërtet Allahu i Lartësuar ka ndaluar që të pasohet dhe t’i zihet besë një personi të tillë edhe nëqoftëse ai betohet në Allah, siç ka thënë Allahu:

وَلَا تُطِعۡ كُلَّ حَلَّافٍ۬ مَّهِينٍ (١٠ (هَمَّازٍ۬ مَّشَّآءِۭ بِنَمِيمٍ۬ (١١ (

Dhe mos iu bind çdo njeriu që betohet shumë, i cil është i përçmuar, që merret me shpifje dhe përhap thashetheme.” [el-Kalem, 10-11]

Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

Thashethemexhiu nuk do të hyjë në Xhenet.” [Transmetuar nga Muslimi]

Ka ardhur në një transmetim se thashethemexhiu bën më shumë shkatërrim në një orë se ç’mund të bëjë një magjistar për një vit të tërë.

Thashethemet janë prej magjisë, ngase magjistari i shkatërron marrëdhëniet midis njerëzve dhe fut armiqësi midis tyre, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

فَيَتَعَلَّمُونَ مِنۡهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِۦ بَيۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَزَوۡجِهِۦ‌ۚ

Dhe nga ata (dy ëngjëjt) njerëzit mësuan se si të ndajnë burrin nga gruaja.” [el-Bekare, 102]

Ata e mësuan magjinë, kurse magjia shkakton ndarjen e zemrave dhe fut armiqësi në to. Poashtu, thashethemet janë akoma më të rënda sesa magjia; ndoshta mund të ndodhin luftëra për shkak të një thashethemexhiu; ndoshta Muslimanët mund të armiqësohen me njëri-tjetrin për shkak të një thashethemexhiu; fqinjtë mund të braktisin njëri-tjetrin dhe kryetari i njërës familje mund të armiqësojë një tjetër dhe të ndahet me të për shkak të një thashethemexhiu.

Prandaj ne duhet të kemi frikë Allahun ‘Azze ue Xhel dhe duhet të kemi kujdes nga thashethemexhinjtë.

 

 

 

Përktheu Alban Malaj