Bismilah...

Autor: Shemsuddin Muhamed bin Bekër bin Ejjub ibën Kajjim el-Xheuzijeh, (v.751 H.)

Burimi: Ed-Dau ue ed-Deua (Sëmundja dhe Ilaçi), fq. 155-157

 

 

14 – Mëkatet janë shkak për poshtërimin e robit te Zoti i tij dhe për humbjen e pozitës që ka robi para Syrit të Tij.

 

Hasen el-Basrij ka thënë:

 

هَانُوا عَلَيْهِ فَعَصَوْهُ، وَلَوْ عَزُّوا عَلَيْهِ لَعَصَمَهُمْ

“Ata u treguan të shkujdesur ndaj Tij dhe kështu i bën mëkat Atij. Nëse do t’u vinte rëndë prej Tij, Ai do t’i kishte ruajtur ata (nga mëkatet).” [1]

 

Kur njeriu është i poshtëruar tek Allahu, atë nuk e nderon askush. Siç ka thënë i Lartësuari: 

 

﴿وَمَن يُهِنِ اللَّـهُ فَمَا لَهُ مِن مُّكْرِمٍ﴾

“Atë që e poshtëron Allahu, nuk ka kush që mund ta nderojë.” El-Haxh, 18

 

Edhe nëse njerëzit i madhërojnë ata nga pamja e jashtme, për shkak të ndonjë nevoje që kanë ose nga frika e sherrit të tyre, megjithëkëtë, ata janë gjëja më e urryer dhe më e pavlerë në zemrat e tyre.

 

 

15 – Robi vazhdon të bëjë gjynah, derisa t’i bëhet i lehtë ai dhe ta konsiderojë si gjë të vogël në zemrën e tij.

 

Kjo është shenjë e shkatërrimit, ngase gjynahu, sa më shumë që zvogëlohet në syrin e robit, aq më shumë zmadhohet tek Allahu.

Bukhari në Sahihun e tij ka përmendur nga Ibën Mes’udi se ka thënë:

 

إِنَّ الْمُؤْمِنَ يَرَى ذُنُوبَهُ كَأَنَّهُ قَاعِدٌ تَحْتَ جَبَلٍ يَخَافُ أَنْ يَقَعَ عَلَيْهِ، وَإِنَّ الْفَاجِرَ يَرَى ذُنُوبَهُ كَذُبَابٍ مَرَّ عَلَى أَنْفِهِ ‏"‏‏.‏ فَقَالَ بِهِ هَكَذَا قَالَ أَبُو شِهَابٍ بِيَدِهِ فَوْقَ أَنْفِهِ‏

“Besimtari i sheh mëkatet e tij sikur të jetë pranë rrëzës së një mali, nga i cili ka frikë se mos bie mbi të, kurse i prishuri i sheh mëkatet e tij sikur një mizë që i kalon përpara hundës.”

Ebu Shihab (transmetuesi) e lëvizi dorën para hundës së tij në shenjë ilustrimi. [2]

 

 

16 – Njerëzit dhe kafshët, i kap e keqja e mëkateve të mëkatarit dhe kështu “digjen” ai dhe të tjerët për shkak të këqijave të mëkateve dhe padrejtësisë.

 

Ebu Hurejra ka thënë:

 

إِنَّ الْحُبَارَى لَتَمُوتَ فِي وَكْرِهَا مِنْ ظُلْمِ الظَّالِمِ.

“Pulat e Hubarës (një lloj shpezësh) ngordhin në foletë e tyre nga zullumi i zullumqarit.” [3]

 

Muxhahidi ka thënë:

 

إِنَّ الْبَهَائِمَ تَلْعَنُ عُصَاةَ بَنِي آدَمَ إِذَا اشْتَدَّتِ السَّنَةُ، وَأُمْسِكَ الْمَطَرُ، وَتَقُولُ: هَذَا بِشُؤْمِ مَعْصِيَةِ ابْنِ آدَمَ

“Bagëtitë i mallkojnë mëkatarët e bijve të Ademit, nëse moti është i thatë dhe nuk ka reshje, duke thënë: “Kjo është për shkak të fatkeqësisë së mëkateve të bijve të Ademit.” [4]

 

‘Ikrimeh ka thënë:

 

دَوَابُّ الْأَرْضِ وَهَوَامُّهَا حَتَّى الْخَنَافِسُ وَالْعَقَارِبُ، يَقُولُونَ: مُنِعْنَا الْقَطْرَ بِذُنُوبِ بَنِي آدَمَ

“Kafshët e tokës dhe insektet e dëmshme, bile edhe brumbujt dhe akrepat thonë: “Jemi privuar nga reshjet për shkak të mëkateve të bijve të Ademit.” [5]

 

Kështu që, ndëshkimi për mëkatet e tij nuk kufizohet vetëm te vetja e tij, por mallkimi e zë edhe atë që s’ka gjynah.

 

 

17 – Mëkatet sjellin poshtërim dhe kjo patjetër të ndodh, sepse e gjitha fuqia dhe fitorja është në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar.

 

Ka thënë i Lartësuari:

﴿مَن كَانَ يُرِيدُ الْعِزَّةَ فَلِلَّـهِ الْعِزَّةُ جَمِيعًا﴾

“Kush e dëshiron fuqinë, ngadhënjimin dhe madhërinë, e tërë fuqia, ngadhënjimi dhe madhëria i takojnë Allahut.” Fatir, 10

 

Që do të thotë: ta kërkojë fuqinë, fitoren dhe madhërinë, duke iu bindur Allahut, sepse nuk ka për t’i gjetur ato vetëm se, duke iu bindur Allahut.

 

Lutja e njërit prej Selefëve ishte:

 

اللَّهُمَّ أَعِزَّنِي بِطَاعَتِكَ وَلَا تُذِلَّنِي بِمَعْصِيَتِكَ

“O Allah! Më jep fuqi, fitore dhe madhëri duke t’u bindur Ty, e mos më poshtëro duke të bërë mëkate Ty.” [6]

 

Hasen el-Basrij ka thënë:

 

إِنَّهُمْ وَإِنْ طَقْطَقَتْ بِهِمُ الْبِغَالُ، وَهَمْلَجَتْ بِهِمُ الْبَرَاذِينُ، إِنَّ ذُلَّ الْمَعْصِيَةِ لَا يُفَارِقُ قُلُوبَهُمْ، أَبَى اللَّهُ إِلَّا أَنْ يُذِلَّ مَنْ عَصَاهُ

“Ata (mëkatarët), edhe nëse u hipin mushkave që kërcasin thundrat dhe u hipin kuajve që ecin me trok, poshtërsia e mëkateve nuk u shqitet nga zemra. Allahu nuk do vetëm se, që ta poshtërojë atë që i bën mëkat Atij.” [7]

 

Abdullah ibën el-Mubarek – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:

 

رَأَيْتُ الذُّنُوبَ تُمِيتُ الْقُلُوبَ ... وَقَدْ يُورِثُ الذُّلَّ إِدْمَانُهَا

وَتَرْكُ الذُّنُوبِ حَيَاةُ الْقُلُوبِ ... وَخَيْرٌ لِنَفْسِكَ عِصْيَانُهَا

وَهَلْ أَفْسَدَ الدِّينَ إِلَّا الْمُلُوكُ ... وَأَحْبَارُ سُوءٍ وَرُهْبَانُهَا

 

Kam parë se gjynahet e vdesin zemrën

dhe bëhen shkak për vazhdimin në poshtërsi.

 

Lënia e gjynaheve janë jetë për zemrën

dhe kundërshtimi i tyre për ty është mirësi.

 

A nuk e prishën fenë vetëm se murgjit mizor,

rabinët dhe ata që kishin mbretëri?! [8]

 

 

Fundnotat:

[1] E ka transmetuar Ibën el-Xheuzij në “el-Muntedham” (14/356), Ibën en-Nexh-xhar në “Dhejlu Tarikhi el-Bagdad,” (16/333), isnadi tij është “mu’dal” (që kanë rënë nga zinxhiri i tij dy a më shumë transmetues njëri pas tjetrit, sh.p.)

[2] Bukhari (6308).

[3] Etheri është i saktë. E transmeton Ibën Xheriri (12/126), Ibën Ebi Dunja në “el-‘Ukubaat” (269, 272), Bejhakiju në “Shu’abul-Iman,” (7479), nga Ebu Hurejra – radijAllahu ‘anhu, i cili ether është hasen (i mirë).

[4] Etheri është i saktë. E transmeton Ibën Uehb në tefsirin e tij (24), Ibën Xheriri në tefsirin e tij (2/55), Ibën Ebi Hatim në tefsirin e tij (1446-1448).

[5] Etheri është hasen. E transmeton Ibën Xheriri në tefsirin e tij (2/55), isnadi i tij është i pranuar (la b’ese bihi).

[6] E ka përmendur el-Hafidh ibën Rexheb në “Letaiful-Me’arif” (fq. 64) se është nga lutjet e Imam Ahmedit. Po ashtu, e ka transmetuar Ebu Nu’ajm në “el-Hiljeh” (3/228).

[7] E ka përmendur Shejkhul-Islam në “Mexhm’ul-Fetaua” (15/426), Ibën Kajjimi në “Igathetu el-Lehfan” (1/48) dhe në “Raudatul-Muhibbin” (fq. 102), Ibën Muflih në “el-Adab esh-Sher’ijeh” (1/178), el-Hakim et-Tirmidhij në “Nauadirul-Usul” (1/160)  ku ia atribuon Fudajl ibën ‘Ijadit.

[8] Shiko në “Hiljetul-Eulija” (8/279) të Ibën Nu’ajmit, dhe në “Shu’abul-Iman” (7300), të Bejhakiut.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari