Bismilah...

Autor: Shejkh Zejd el-Medkhalij

Burimi: el-Fet'h uet-Tesdiid fij Sherh Kitaab et-Teuhiid, fq. 502

 

 

Njeriu s’duhet të marrë shkas nga injoranca apo gjynahu i filanit dhe të betohet në Allahun duke thënë: UAllahi s’ka për të falur ty Allahu! Përkundrazi, ai as që duhet ta mendojë këtë, as të jetë kryelartë në veten e tij ngaqë e shikon atë gjynahqar, sepse në çfarëdo kohe Allahu ndoshta ia ndryshon zemrën këtij gjynahqarit dhe ia bën zemër me jetë, të sinqertë e të mirë, kështu shndërrohet edhe vepra e tij në vepër e mirë. Në këtë mënyrë, ai që i tha ato fjalë e rrënon veten e tij ngaqë gjykoi para Allahut se Ai do të bëjë kështu e kështu. Prandaj, ka qenë prej udhëzimit të Selefëve që të mos e përçmonin gjynahqarin për shkak të gjynahut që ai bën dhe të mos tregoheshin kryelartë para tij, kurrë! Madje njeriu gjithmonë duhet ta shikojë veten e tij me përçmim, ta shohë veten e tij të mangët dhe me të meta të shumta, edhe nëse shikon se të tjerët kanë të meta.

 

 

Përktheu: Alban Malaj