Bismilah...

Autor: Shemsuddin el-Kurtubij (v. 671 H)

Burimi: Tefsirul Kurtubij, 10/220

 

 

Transmetohet nga Sufjan bin ‘Ujejneh se ka thënë: Biri i Ademit është më i frikësuar dhe më i vetmuar në këto tre vende:

1 – Ditën kur lind dhe del në ‘shtëpinë’ e brengave,

2 – Natën kur do të bujë me të vdekurit (në varr) dhe do të ketë fqinjë që nuk ka i parë më përpara,

3 – Ditën (e Gjykimit) kur do të ringjallet dhe do të shohë pamje që nuk ka parë më përpara si ato.

 

Allahu i Lartësuar i tha Jahjas për këto tre vende:

 

﴿وَسَلَامٌ عَلَيْهِ يَوْمَ وُلِدَ وَيَوْمَ يَمُوتُ وَيَوْمَ يُبْعَثُ حَيًّا﴾

“Shpëtimi (siguria) qoftë për të, në ditën që lindi, në ditën që vdiq dhe në ditën kur do të ringjallet.” Merjem, 15

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari