Bismilah...

Autor: Shejkhul Islam Ibn Tejmijjeh

Burimi: Mexhm'ul fetaua, 11/698

 

 

Pendimi është prej veprave më të mira, dhe të gjitha veprat e mira janë të kushtëzuara të jenë me sinqeritet për Allahun dhe të jenë në përputhje me urdhrin e Tij për të pasuar të Dërguarin e Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Edhe Istigfari (kërkimi i faljes) është prej veprave më të mira, dhe dera e tij është e gjerë dhe e hapur! Ai që ndjen mangësi në fjalët, veprat, gjendjen dhe furnizimin e tij, apo zemra e tij është e luhatur, atëherë ai e ka detyrë t’i përmbahet Teuhidit dhe Istigfarit, pasi në to ka shërim nëse bëhen me vërtetësi dhe sinqeritet.

 

Gjithashtu, nëse njeriu shikon mangësi ndaj të drejtave të të afërmve, familjarëve, fëmijëve, fqinjëve apo vëllezërve të tij, atëherë ai e ka detyrë të bëjë lutje dhe t’i kërkojë falje Allahut për ta.

 

Hudhejfeh ibnul Jemani i ka thënë Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “Unë kam gjuhë të ashpër me familjen time!”

Atëherë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha:

 

أين أنت من الاستغفار؟ إني لأستغفر الله في اليوم أكثر من سبعين مرة

“Si je ti me Istigfarin?! Unë i kërkoj falje Allahut më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë!”

 

 

Përktheu: Servet Mata