'Umeri - radijAllahu 'anhu - hyri në Kuds triumfues - sikurse nuk është e panjohur në dijen tuaj fisnike -, mirëpo ai hyri duke e mbajtur kokën të ulur poshtë. Ai ishte një moment i një triumfi madhështor, hynë me shpata. Ishte një triumf madhështor, por ama, ai hyri në Kuds me përulje!
E nëse vinte ndonjë çështje tjetër, siç i ka ardhur Profetit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe Profetëve të tjerë, si për shembull shirku apo gjëra të tjera, ata gjenin vendstrehim te sexhdeja dhe duatë e shumta që ia bënin Allahut të Madhëruar e të Lartësuar. Pra, kjo ishte përulje dhe nënshtrim i zemrës.
Gjëja më e rëndë që e godet robin, e cila bëhet sebep që ai mos ta shikojë realitetin dhe të mos shikojë hakun, krejtësisht, të mos shikojë veprën madhështore të Allahut në Mbretërinë e Tij, sistemimin e të gjitha çështjeve në Mbretërinë e Tij, çfarë lejon Ai që të ndodhë e çfarë nuk lejon, është mendjemadhësia, e cila është: refuzimi i hakut dhe nënçmimi i njerëzve.
💻Përktheu: Alban Malaj