“Sa e çuditshme, sa e poshtër e sa e ultë që është jeta e kësaj dynjaje! E marrin përsipër varrosjen tënde njerëzit që ty të kanë dashur më së shumti! Ata të varrosin dhe të largojnë nga vetet e tyre! Nëse atyre do t’u ofrohej një shumë lekësh që ta mbanin trupin tënd në mesin e tyre, të pavarrosur, ata s’do të pranonin kurrë këtë ofertë! Pra, njerëzit që janë më të afërtit me ty, ndërsa ti je njeriu më i dashur tek ata, pikërisht ata do të marrin përsipër që të të varrosin ty. Ata do të përcjellin ty në varr dhe do të mbajnë zi për ty. Çdo zbukurim i kësaj dynjaje do të kthehet dhe asgjë s’do mbetet me ty në varrin tënd:
المَالُ وَالْبَنُونَ زِينَةُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا
“Pasuria dhe fëmijët janë zbukurim i jetës së dynjasë!” [el-Kehf, 46]
Të gjitha do të kthehen mbrapa, kurse ajo që do të mbetet me ty është vepra. Prandaj, ti o vëllai im duhet përpiqesh sa më shumë që ta ruash këtë shoqërues që ka për të mbetur me ty dhe s’ka për t’u larguar nga aty ashtu siç do të largohen të tjerët. Ti duhet të mundohesh sa më shumë, në mënyre që vepra jote të jetë sa më e mirë sepse ajo ka për të të shoqëruar ty në varrin tënd, atëherë kur ti do të ndahesh nga njerëzit e tu të dashur, nga familja dhe nga fëmijët e tu.”
Përktheu: Alban Malaj