Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin

Burimi: Sherh Rijadis-Salihin (1/365-366)

Marrë nga Sahab.net

“Dhe prej gjërave më të rëndësishme se kjo është përpjekja e njeriut për të qenë i sinqertë me Allahun ‘Azze ue Xhel në adhurim, ngase sinqeriteti është një çështje madhështore dhe tej mase i vështirë, aq sa disa prej Selefëve thonin: “Nuk e kam munduar veten time me gjë më të rëndë sesa sinqeriteti.” Prandaj shpërblimi i të sinqertëve është se kush thotë “La ilahe il-lAllah” me sinqeritet nga zemra e tij, Allahu ia ka bërë harram Zjarrit atë njeri. Mirëpo kur ndodh kjo? Me të vërtetë kjo gjë është tej mase e vështirë, ngase të përpjekurit për të qenë i sinqertë me Allahun është nga gjërat më të vështira për njerëzit sepse njeriu do që të jetë i dalluar mes njerëzve, do që të jetë i nderuar mes njerëzve dhe do që të thuhet për të, “Ky është njeri që bën shumë ibadet, ky njeri ka këto e këto cilësi të mira”. Kështu, Shejtani hyn tek njeriu nëpërmjet kësaj dere dhe e shpie kah lajkave të njerëzve. Dhe ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

" مَنْ سَمِعَ سَمَّعَ اللَّهُ بِهِ ، وَمَنْ رَاءَى رَاءَى اللَّهُ بِهِ "

Kush do që të dëgjohet Allahu do ta bëjë që të dëgjohet dhe kush do që të duket (para njerëzve) Allahu do ta bëjë që të duket.”

Domethënë, Allahu do t’ia nxjerrë në shesh njerëzve çështjen e tij derisa të zbulohet, Allahu na ruajt.”

Përktheu: Alban Malaj