Bismilah...

Autor: Imam Ibnul-Kajjim rahimehullah

Burimi: el-Feua`id, fq. 202

 

Ruhu nga gënjeshtrat sepse me të vërtetë ajo të shkatërron në perceptimin dhe paraqitjen e informacionit ashtu siç duhet. Ajo të shkatërron në paraqitjen dhe perceptimin tënd dhe në edukimin që u jep njerëzve! Sepse me të vërtetë gënjeshtari paraqet atë që nuk egziston sikur egziston dhe atë që egziston sikur nuk egziston; paraqet të vërtetën si të pavërtetë dhe të pavërtetën si të vërtetë; paraqet të mirën si të keqe dhe të keqen si të mirë. Kështu, gënjeshtra e shkatërron perceptimin dhe diturinë e tij, e kjo vjen si dënim për të.

 

Pastaj, ai ia paraqet atë personit të cilit i drejtohet, atij që është i mashtruar dhe mban krahun e tij. Kështu, ai (gënjeshtari) ia prish atij perceptimin dhe diturinë. Zemra e gënjeshtarit është larg realitetit dhe është e prirur drejt asaj që nuk egziston dhe pëlqen të pavërtetën. Dhe kur prishet fuqia e tij e perceptimit dhe e diturisë, e cila është pikënisja e veprave që kryhen nga vullneti, atëherë të tilla vepra janë të prishura dhe gjykimi mbi gënjeshtrën hyn në fuqi dhe ai (gjykimi) del prej tij ashtu siç dalin gënjeshtrat nga gjuha. E kështu atij nuk i bën dobi as gjuha e tij e as veprat e tij.

 

Për këtë arsye gënjeshtra është themeli i të keqes, siç ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

 

“Me të vërtetë gënjeshtra të shpie në vepra të këqia dhe veprat e këqia të shpien në Zjarr.”

 

 

Përktheu: Alban Malaj