Bismilah...

Autor: Shejkh Xhemal Ibn Furajhan el-Harithij

Burimi: Sahab.net

 

 

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë.

 

E më tej:

Gënjeshtra është cilësi e qortuar, nuk i mbështet asaj përveç se ai që i është dobësuar feja, i ka rënë logjika, i është pakësuar frika nga përfundimi i keq dhe i është zhdukur besimi tek vetvetja. Dhe na ka njoftuar ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se kush i shkon pas asaj, do të ketë një përfundim të keq. Kështu, ka thënë ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

 

وإن الكذب يهدي إلى الفجور، وإن الفجور يهدي إلى النار، وإن الرجل ليكذِب حتى يُكتب عند الله كذابًا.

 

“Vërtet gënjeshtra të shpie në poshtërsi, dhe poshtërsia të shpie në Zjarr dhe se njeriu vazhdon të gënjejë derisa shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.” Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

 

Dhe transemtohet nga Sufjan Ibn Selim se ai ka thënë:

Dikush e pyeti të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): A është besimtari frikacak? Tha: “Po”. Pastaj u pyet prapë: A është besimtari koprac? Tha: “Po”. Pastaj u pyet: A është besimtari gënjeshtar? Tha: “Jo”. E transmeton Maliku dhe Bejhakiu në “esh-Shu’ab” dhe e ka shpallur të dobët el-Albanij

 

Dhe nga Ebu Hurejra transemtohet se i Dërguari i Allahut ka thënë:

لا يؤمن عبدٌ الإيمانَ كله حتى يترك الكذب في المزاحة والمراء وان كان صادقًا.

“Robi nuk ka besuar plotësisht derisa ta braktisë gënjeshtrën kur bën shaka, si dhe polemikën, edhe nëse po thotë të vërtetën.” Transmetuar nga Ahmedi dhe Taberaniu në “el-Euset”, si dhe e saktësoi el-Albanij për shkak të transmetimeve të tjera që e përforcojnë.

 

Dhe në hadithin e gjatë:

وأما الرجل الذي أتيت عليه يشرشر شدقه إلى قفاه، ومنخره إلى قفاه، وعينه إلى قفاه؛ فإنه الرجل يغدو من بيته فيكذب الكذبة تبلغ الآفاق.

“Kurse njeriu që pe, të cilit i sharrohej nofulla, vrimat e hundës dhe sytë deri mbrapa kokës, ai është njeriu që kthehej nga shtëpia e tij dhe gënjente me një gënjeshtër që arrinte horizontet.” Transmetuar nga Ahmedi dhe Bukhari.

 

Lusim Allahun që të jemi prej atyre që thonë të vërtetën.

 

 

Shkroi:

 

Ebu Furajhan Xhemal Ibn Furajhan el-Harithij

 

e Martë, 12/2/1434 Hixhrij

 

Përktheu: Alban Malaj