Imam Dhehebi rahimehullah përmend në librin e tij madhështor "Sijer A'lamun-Nubela" [vëll. 8, fq. 406] nga 'Abdullah Ibnul-Mubarak rahimehullah i cili ka thënë:
"Njerëzit e dijes dhe mençurisë nuk janë të sigurt për vetet e tyre nga katër gjëra:
1 - Një gjynah që e ka bërë në të shkuarën dhe ai nuk e di se çfarë do të bëjë Allahu me të (ose do ta falë ose do ta dënojë për atë gjynah).
2 - Ajo që i ka mbetur nga jeta e tij, ndoshta i ka mbetur diçka që është në pritje për ta shkatërruar atë.
3 - Një mirësi të cilën ia ka dhënë Allahu, ndoshta ajo është një kurth që do ta shpjerë atë hap mbas hapi në rrënimin dhe shkatërrimin e tij përfundimtar.
4 - Devijimi që i zbukurohet atij në mënyrë që ta shohë atë si udhëzim dhe për një çast zemra e tij mund të devijojë dhe ai do të dalë nga Feja e tij pa e vënë re.
Përktheu Alban Malaj