Bismilah...

Shejkh Muhamed Se’id Raslan


 

Një vëlla i shkroi një letër Muhamed bin Jusufit ku i ankohej për prijësit e padrejtë në vendin e tij. Muhamed bin Jusuf i përgjigjet duke i thënë: “Na ka arritur letra jote, dhe ti ke dije o vëlla për faktin se ai që ka bërë gjynah (ndaj Allahut), nuk duhet ta mohojë kaplimin e ndëshkimit.”

Çfarë fjale!

“Kush ka bërë një gjynah, nuk duhet ta mohoj kaplimin e ndëshkimit.”

“Kush ka bërë një gjynah, nuk duhet ta mohoj kaplimin e ndëshkimit.”

Pra, çdo gjë që të ndodh nga ajo që nuk të pëlqen, në fakt ajo është si rrjedhojë e një gjynahu që ke bërë në të kaluarën. E nëse e ke harruar.

أَحْصَاهُ اللَّـهُ وَنَسُوه

“Allahu i ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar.” Muxhadele, 6

Pendohu tek Allahu! Ktheju Atij! Kurse shumë nga njerëzit nuk dinë se si t’i kthehen Atij. Dhe nuk ka kthim tek Ai përpos pasimit të tij, Pejgamberit tonë Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue aali sel-lem).

I shkroi atij (Muhamedit bin Jusuf) duke iu ankuar për padrejtësitë, andaj ai u përgjigj: “Ti ke dije o vëlla për faktin se ai që ka bërë gjynah (ndaj Allahut), nuk duhet ta mohojë kaplimin e ndëshkimit dhe unë nuk mendoj tjetër për atë që ju ka kapluar përveçse nga fatkeqësia e mëkatit dhe Selami i Allahut qoftë mbi ju.”

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari