Bismilah...

Imam Albani

Silsiletul-Huda uen-Nur kaseta 901

Ka thënë Shejkhul-Albani rahimehullah: [blockquote]“...Por problemi i cili është burimi i të gjitha problemeve në këtë kohë - siç e kemi thënë edhe në shumë nga mexhliset tona - është se në këtë kohë ka një shthurje në edukim dhe në karakter. Nuk ka dyshim se askush nuk mund ta mohojë që në këto ditë ka një rizgjim në dije. Por në vend që këtij rizgjimi në dije t’i bashkangjitet edhe edukimi i vetvetes me sjellje të mira, po ndodh e kundërta e edukimit me sjellje që janë vërtetë të mira. Dhe shkak për këtë është fakti që shumë nga ata që merren me edukim dhe mësimdhënie nuk kanë sjelljet e Ulemave. Dhe në vend që të vishen me sjelljet e Ulemave, ata të cilët sapo kanë filluar të kërkojnë dije janë marrosur me atë pak dije që kanë marrë për një kohë fare të shkurtër.”[/blockquote]

 

Perktheu:  Alban Malaj