Bismilah...

Sijer E'alamin-Nubelaa`, 6/328

 

Thotë Imam Dhehebij rahimehullah:

Ka thënë el-Uelid Ibn Muslim: Pyeta Euzaiun dhe Se’id Ibn ‘Abdur-Rrahman dhe Ibn Xhurejxhin:

“Për cilin e kërkuat diturinë?”

Të gjithë ata thanë, “Për nefsin tim”, përveç Ibn Xhurejxhit i cili tha: “E kërkova për njerëzit.”

Them: Sa çiltërsi e mirë! Ndërsa sot po pyete fekihun idiot “Për cilin e kërkove diturinë?”, ai me ngut do të përgjigjet: “Për Allahun.” Porse ai gënjen, ngase në të vërtetë e kërkoi diturinë për dynjanë. E sa të paktë janë ata që e dinë atë!

 

 

Përktheu: Alban Malaj