Bismilah...

Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij

Burimi: "28 Pyetje rret Da'uetit Selefij"

Pyetje: A lejohet të mallkosh një person specifik?

Përgjigje: Nuk lejohet mallkimi i një personi të caktuar, edhe nëqoftë qafir, pasi ky person specifik, “filani” për shembull, nëse ti thua: “E mallkoftë Allahu atë” dhe thua emrin e tij, atëherë kuptimi i mallkimit është largim nga Mëshira e Allahut. Dhe ti nuk e di si do të jetë fundi i këtij personi specifik, mund të jetë fundi i tij me Iman në dëshminë e Islamit, ku e di ti. Prandaj, e ligjshme është mallkimi i qafirave, zullumqarëve dhe gjynahqarëve në përgjithësi: “Allahu i mallkoftë zullumqarët dhe qafirat.” Kurse që të mallkosh një person specifik, jo! Pastaj, të mallkuarit e shumtë nuk është prej cilësive të besimtarëve...”

 

 

Përktheu: Alban Malaj