Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, 1

 

 

Pyetje: Nëse takon një kafir dhe të përshëndet i pari me Selam, a lejohet që t’ia kthesh atij me fjalën “ue alejkes-selam”? Si është mënyra e kthimit të përshëndetjes ndaj tij? A lejohet që ta fillosh i pari me Selam? Cili është mendimi juaj? Allahu ju dhëntë sukses në vepra të mira! 

 

Përgjigje: Lavdia i takon Allahut! Nuk lejohet ta fillosh përshëndetjen me Selam ndaj kafirit; ti thuash atij: Es-selamu ‘alejkum! Por, nëse ai të jep Selam, ia kthen me këtë mënyrë që do ta them tani: Ue ‘alejkum! Sepse, Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka urdhëruar për këtë për sa i përket Ithtarëve të Librave (Çifutët dhe të Krishterët) dhe të tjerëve, të cilët janë të ngjashëm me këta, edhe në qoftë se janë më poshtë se këta.

 

 

Përktheu: Servet Mata