Autor: Shejkh Muhammed ibën Salih el-Uthejmin
Burimi: El-likaush-shehrij, 44-45
Nuk mundet që njeriu të refuzojë çdo gjë që shikon në treg, me gjithë ato vepra të këqija që ka (në treg)! Sikur ai ta bëjë atë gjë, nuk do të hedh dot një apo dy hapa.
Kjo, sepse do të gjejë dikë që ka ruajtur mjekrën e tij, dikë që pi duhan, do të gjejë grua të zhveshur, do të gjejë një burrë që ka veshur rrobë poshtë kyçit të këmbës!
Të ndalojë t’u flasë të gjithëve?! Problem! Kjo gjë nuk është obligim për të, madje mund të jetë qesharake te njerëzit nëse e bën këtë!
Por, nëse ka mundësi, herë pas here të kap ndonjë person që e shikon se mund të pranojë, dhe e mëson atë se kjo vepër që ti po vepron është haram dhe nuk lejohet.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
لا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْساً إِلَّا وُسْعَهَا
“Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të veta” [El-Bekareh, 286]
Dhe ka thënë i Lartësuari:
فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ
“Pra, frikësojuni Allahut sa të keni mundësi” [Et-Tegabun, 16]
Përktheu: Servet Mata